TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Dhjetor 2024, 17:24

Humbi ndjenjat në protestën e opozitës, Gjekmarkaj: Tetë deputetë socialistë më vizituan në spital

Shkruar nga Pamfleti

Humbi ndjenjat në protestën e opozitës, Gjekmarkaj: Tetë

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe Kuvendit Agron Gjekmarkaj ka folur lidhur me protestën e fundit të opozitës dhe incidentin që i ndodhi gjatë tubimit.

Deputeti i PD tha se për dy tre ditë rresht kishte probleme me luajtjet e tensionit dhe aritminë, pas asaj që ndodhi në protestën e fundit të thirrur nga Partia Demokratike.

Gjekmarkaj u shpreh se si rezultat i presionit të fortë nga policia, në atë moment ndjehu një ngadalësim të frymëmarrjes, çka më pas më e detyroi të largohet drejt spitalit.

“Ngjarje të tilla nuk duhen të përsëriten jo vetëm për Agron Gjekmarkajn, jo për deputetë, por për asnjë qytetar të thjeshtë që proteston”, tha deputeti për “News 24”.

Nënkryetari i Kuvendit tregon se gjatë qëndrimit në spital  7 ose 8 deputetë socialistë u interesuan për shëndetin e tij dhe e vizituan në spital.

“Prisja edhe të tjerë, por kanë munguar, ndoshta nuk e kanë pasur atë kurajon”, u shpreh Gjekmarkaj.

Lini një Përgjigje