As Enver Hoxha nuk ua bënte këtë deputetëve të tij.
Një video e publikuar në rrjet duken deputetët e PD-së të mbledhur në festën e fundvitit që kërcejnë me një këngë kushtuar kryetarit të tyre, Sali Berisha.
Kjo duhet të jetë një nga ato skenat më të rënda të torturës që një lider mund t’u bëjë deputetëve të vet: t’i vërë të kërcejnë në festën e Vitit të Ri me një këngë kushtuar atij.
As Enver Hoxha nuk ua bënte këtë deputetëve të tij, jo se nuk do ta kërcenin, por nuk i duhej.
Berisha duket se ka nevojë t’i poshtërojë deri në palcë para se t’i fusë në listë, që të mos u mbetet asnjë grimë dinjiteti kur t’i kthejnë krahët, shkruan Tema.
Vallen e ka hedhur dhe Gjekmarkaj i cili në protestën e fundit të PD-së nuk u ndje mirë dhe humbi ndjenjat.
Lini një Përgjigje