Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj, i ftuar në emisionin 'Log' ka hedhur poshtë pretendimet e ish-ministrit të Financave Arben Malaj, që tha dje se i është ofruar që të jetë nënkryetar i partisë.
Shehaj shprehet se Malajt i është dërguar një mesazh dashamirës në celular, një praktikë e zakonshme e partisë dhe se ai ka keqkuptuar këtë mesazh. Më tej, Shehaj sqaroi se nuk ka shanse që Partia Mundësia, që një parti qartësisht e djathtë të vendosë në funksione të larta një ish-ministër financash të majtë.
'Arben Malaj ka dalë dhe ka thënë se unë i paskam ofruar unë post. Malaj ka gënjyer. Ne Malajt i kemi dërguar një mesazh nga Partia Mundësia, mesazh dashamirës. Këtë mesazh ai e keqkuptuar dhe e ka interpretuar sikur i ofruam post në Partinë Mundësia. Ne jemi një parti qartësisht e djathtë dhe nuk ka shans që si parti e djathtë t’i ofrojmë ish-ministrit të Financave të së majtës nënkryetarin të degës 5 në Tiranë, që nuk ekziston ky post. Kjo është gënjeshtër që përdoret mediatikisht nga ata që duan të çorientojnë partinë tonë politike.', tha Shehaj.
Lini një Përgjigje