TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2024, 20:38

“2025, viti i fitores së PD”, Berisha: Programi që i paraqesim shqiptarëve i jep fund varfërisë

Shkruar nga Pamfleti

“2025, viti i fitores së PD”, Berisha: Programi që i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se viti 2025 do të jetë viti i fitores së opozitës.

Gjatë fjalës së tij, nga takimi me degën 7 në Tiranë, Berisha tha se PD ka mbrojtur interesin kombëtar dhe pasuritë kombëtare. Sipas tij, programi dhe projekti që ata i paraqesin shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit, i jep përgjigje urgjente situatës së varfërisë ku ndodhen qytetarët.

“Sot para çdo shqiptari ne paraqitemi avoketër të interesave të tij. Ne kemi mbrojtur interesin kombëtar që është interesi i parë i çdo njeriu të qytetëruar. Ne kemi bërë gjithçka për të mbrojtur pasuritë nga një lukuni, që i shpërndan midis klaneve të vetë.

Ne po paraqesim para shqiptarëve një program dhe projekt, i cili i jep përgjigje emergjente kësaj situate varfërie të frikshme, e cila largon shqiptarët çdo ditë.

Këto janë faktorët që shumë njerëz duan ta quajnë vitin 2024, si vitin e opozitës, por ne preferojmë të quajnë vitin 2025, si vitin e fitores tonë”, tha Berisha.

Më tej, ish kryeministri u shpreh se përballë opozita ka një ngrehinë të kalbur.

“Kemi një regjim të kalbur nga koka tek këmbët. Ato që ju dëgjoni këto ditë janë realitet po kaq i trishtë për organizatën kriminale që quhet qeveri”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje