TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Mars 2023, 20:06

Himarë/ Jorgo Goron e oligarkëve e ndalon ligji për mandatin e 4-ët, KQZ nuk duhet ta regjistrojë

Shkruar nga Pamfleti

Himarë/ Jorgo Goron e oligarkëve e ndalon ligji për mandatin e

“Bejlerët” e zonave/ Nga Sotiraq Filo i Korçës, te Gëzim Topçiu i Maliqit; kandidojnë për mandatet 4, 6 e 7, ndërsa 32 kryebashkiakë u kandiduan për mandatin e tretë...

Deri 10 minutat e fundit të mbledhjes së kryesisë qendrore të PS, emri i kryebashkikaut të Himarës, Jorgo Goro, ishte jashtë listës së kandidaturave, por “Zeusi” ndryshoi mendim si “vetëtimë” dhe e ri-kandidoi.

Brenda qarqeve të larta të PS, thuhet se për ri-kandidimin e Jorgo Goros, kanë lobuar e këmbëngulur oligarkët dhe trafikantët e resorteve të Himarës, të cilët i kanë dhënë garanci Bablokut, se ai do jetë i bindur edhe gjatë 4 viteve të tjera.

Ka edhe zëra, se Rama nuk ka dashur ta ri-kandidojë, ngaqë ka informacione se Jorgo Goro mund të prangoset pas 14 majit, mbasi ka 11 kallëzime në SPAK për korrupsion me tenderët e grabitje tokash me falsifikime, por dhe “lobimin” në SPAK e morën përsipër oligarkët e trafikantët. Vërtetë Babloku u bind dhe e kandidoi për mandatin e katërt në Bashkinë e Himarës, por Jorgo Goro ka një pengesë ligjore, që e ndalon të regjistrohet kandidat për kryetar më 14 maj.

Himarë/ Jorgo Goron e oligarkëve e ndalon ligji për mandatin e

E pengon Ligji nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, neni 59, pika 2 e të cilit thotë shprehimisht kështu: - “Kryetari i Bashkisë mund të zgjidhet dhe të ushtrojë vetëm 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të bashkisë, me të drejtë rizgjedhjeje pas 1 mandati shkëputje”. Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro ka plotësuar 3 mandate të njëpasnjëshme në krye të Bashkisë së Himarës, i zgjedhur më 2011, 2015, 2019, ndërsa ky është mandati i katërt radhazi. Është detyrim ligjor i Kryekomisionierit të KQZ, Ilirjan Celibashi, të mos e regjistrojë kandidaturën e PS, Jorgo Goro më 14 maj, jo se ka firmosur tokat e plazhet që kanë grabitur oligarkët, trafikantët e politikanët e vetë ai, por sepse ligji e ndalon.

Të njëjtën gjë, Babloku e ka bërë edhe me ri-kandidimin e disa “bejlerëve” të zonave, si Sotiraq Filo i Korcës e Tërmet Peçi i Tepelenës për mandatin e katërt dhe Gëzim Topçiu i Maliqit për mandatin e gjashtë radhazi, ndërsa 32 të tjerë janë ri-kandiduar për mandatin e tretë./Pamfleti

jorgo goro mandati i 4 kqz

Lini një Përgjigje