TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 09:13

Greqia informon BE-në për Fredi Belerin, Dendias takim në Bruksel me ministren Xhaçka

Shkruar nga Pamfleti
Greqia informon BE-në për Fredi Belerin, Dendias takim në Bruksel
Nikos Dendias dhe Olta Xhaçka

Ditën e sotme Kreu i diplomacisë greke Nikos Dendias ndodhet në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian.

Përveç temave të ditës, si lufta në Ukrainë apo situata në Afrikën e Veriut, ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë dhe do të kenë një shkëmbim mendimesh për Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit ministri Dendias do të informojë homologët e tij për rastin e kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleris.

Në këtë kontekst, më pas, Dendias do të takohet edhe me ministrat e tjerë të Jashtëm të BE-së për një drekë pune joformale me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor, ku ministrja pritet të takojë homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

Ndërkohë po ditën e sotme, Fredi Beleri, kandidati fitues i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet e 14 Majit, do të dalë para Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Beleri do të përballet me akuzën e korrpsionit zgjedhor. Bashkë me të para gjykatës do të dalë edhe Pandeli Kokaveshi.

SPAK pritet që të kërkojë masën e sigurisë “arrest në burg” për dy të hetuarit, një kërkesë që do të shqyrtohet nga gjyqtarja e posaçme Atalanta Zeqiraj.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.

Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik.

dendias fredi beleri xhaçka

Lini një Përgjigje