Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi deklaroi ditën e sotme se konfliktet brenda partisë, rrezikojnë që ajo të shkrihet.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në një studio televizive, ai falenderoi çdo deputet që u bë pjesë e mbledhjes së djeshme.
Po ashtu, ai shtoi se do kishte dëshirë që edhe deputeti Lulzim Basha të ishte pjesë e takimit.
"Ne nuk jemi fëmijë. Unë nuk ia diktoj mendimin tim zotit Basha apo cilido tjetër që ka mendim ndryshe nga ai i imi. Mund të mos gjejmë dhe dakordësi mes palëve. PD është dobësuar nga konflikti, PD rrezikon realisht shkrirjen. Unë jam këtu për të ofruar zgjidhje. Do doja shumë që dhe Basha të ishte aty", tha Bardhi.
Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike vendosën të bashkohen pa kushte dhe përballë njëri-tjetrit duke unifikuar aksionin e tyre parlamentar dhe politik, pas më shumë se dy vitesh përplasje mes njëri-tjetrit.
Ftesës së kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, krahas deputetëve të Sali Berishës i’u përgjigjën pozitivisht edhe kryetarët e partive opozitare, ndërsa tryeza u bojkotua nga ligjvënësit që mbështesin Lulzim Bashën.
Gazment Bardhi, si thirrës i takimit i ftoi 43 kolegët e tij demokratë të dalin me një axhendë të përbashkët parlamentare lidhur me aksionin opozitar kundër qeverisë për të cilën puna tha se duhet të nisë nga reforma zgjedhore.
“Çështjet që na ndajnë janë shumë më pak se çështjet që na bashkojnë. Ndaj bindjen me shumicën prej jush që sot të unifiokojmë një qëndrim të aksionit tonë opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës duke e nisur me një axhendë parlamentare.”, tha Gazment Bardhi.
Lini një Përgjigje