TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Nëntor 2025, 12:06

Gazment Bardhi: Edi Rama ka frikë të shkarkojë Ballukun

Shkruar nga Pamfleti
Gazment Bardhi: Edi Rama ka frikë të shkarkojë Ballukun
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për mediat denoncoi aferat sipas tij të kryera nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku.

Nga Kryesia e Kuvendit, Bardhi tha Rama se ka frikë që të shkarkojnë Ballukun nga detyra.

"Faktet tregojnë se nuk ka asgjë europiane në qeverisjen e Edi Ramës dhe se korrupsioni ka hyrë në zemër të qeverisë së tij. Dosja hetimore për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është zyrtarisht e pandehur prej 31 tetorit, ekspozon qartë mënyrën se si funksionon pushteti i Edi Ramës.

Tenderat publikë paracaktohen sipas llogarive korruptive të Edi Ramës dhe vartësve të tij. Procedurat shkelen nga institucionet përgjegjëse me urdhër politik dhe shteti përdoret për interesat e pushtetit, interesat korruptive të zyrtarëve të lartë dhe jo për interesat e qytetarëve. Dosja Balluku nuk është një rast i izoluar, por është modeli i qeverisjes së Edi Ramës. Belinda Balluku është shembulli që tregon se abuzimi me pushtetin është kthyer në rregull dhe jo në përjashtim.",tha Bardhi.

 

rama ka frikë të shkarkojë belinda ballukun bardhi-rama

Lini një Përgjigje