TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Dhjetor 2024, 14:07

Gara për zgjedhjet e 11 majit, Rama mesazh partive të reja: Lufta bëhet vetëm për vendin e dytë!

Shkruar nga Pamfleti
Gara për zgjedhjet e 11 majit, Rama mesazh partive të reja: Lufta
Edi Rama

Kryeminsitri Edi Rama, në një konferencë për mediat foli lidhur me garën zgjedhore dhe partitë e reja.

Ai u shpreh se lufta mes Lapajt, Qorrit dhe Shehajt bëhet për vendin e dytë.

“Të bashkuar bashkë Lapaj, Qorri, Shabani, Shehaj, si tingëllim ngatërrohen pak, por asnjë alternative në fushë nuk është rrezik. Edhe kur luaja basketboll nuk kishte rrezik që do na mundte Vllaznia, ishte një mundësi. Kundërshtari më i madh i PS-së është PS-ja, nuk ka tjetër.

Këtu luftohet për vendin e dytë për një arsye shumë të thjeshtë se vetëm PS është forcë popullore, të tjerat janë forca të caktuara të shoqërisë. Është punuar shumë që të vijë kjo, nuk është diçka që ndodh se del në tv. Vendi i dytë nuk është i sigurt për asnjërin. Më afër vendit të dytë është ai që nuk është akoma në garë”, u shpreh Rama.

Lini një Përgjigje