Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi se kryeministri Edi Rama dhe ministri Igli Hasani u kanë bërë presion vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve të 11 Majit.
“Rama po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar egërsisht vëzhguesit ndërkombëtarë, vetë Edi Rama dhe ministri i tij Igli Hasani.
E morët vesh ju, ca është ai? Shkon në Greqi thotë jam grek, vjen këtu thotë jam shqiptar.
As grek, as shqiptar nuk është ai. Këta si ky dhe Vangjeli, Tavo nuk janë as për njërin komb” tha ai.
I pyetur për shefin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Berisha ishte i prerë.
“Të lobojë cili të dojë, ai do emërohet nga Edi Rama.Aty janë futur disa emra, për të dalë ndonjë Çako apo si Çako.Kaq, nuk lëshon vend ai.
Aplikimet për kandidaturat për postin e drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ishin të hapura deri në datë 9 Qershor në orën 16.00.
Afati i fundit ishte e premtja, po u shty për shkak se ishte pushim zyrtar prej festës së Kurban Bajramit.
SPAK pritet të ketë një njoftim zyrtar në mbyllje të afatit të aplikimeve, ku pritet të bëhen publik edhe emrat që kanë shprehur interes për të garuar për kreun e BKH-së, me një mandat 5-vjeçar.
Dy nga emrat deri më tani, janë ish-drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, dhe Joni Keta, aktualisht zëvendësdrejtor i BKH-së. Ndërkohë, sipas mediave, dy emra të tjerë që kanë kandiduar janë oficeri Mentor Cuku dhe ish-shefi i Policisë, Elton Kërluku.
Lini një Përgjigje