TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 20:30

Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi aleatët e Athinës!

Shkruar nga Pamfleti
Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi
Berisha-Mitsotakis-Rama

Sot në rastin e funeralit të Kryepeshkopit Janullatos, ne pamë më shumë një show politik e diplomatik sesa një nderim nga besimtarët...

Funerali i Kryepeshkopit Janullatos ka nisur që në fund të javës së shkuar, ku pjesë kryesore e tij ishte veprimtaria shtetërore dhe ushtarake në Athinë.

Aty morën pjesë dhe e nderuan krerët e Kishës Ortodokse të Greqisë, drejtuesit e institucioneve dhe politikës, si dhe hierarkia ushtarake e vendit.

Më pas, të martën, funerali u zhvendos në Shqipëri, ku sot u zhvillua edhe ceremonia qendrore, me një protokoll ndërshtetëror.

Si për të treguar se Kryepeshkopi Anastas ishte një personalitet më shumë grek sesa shqiptar, Kisha Ortodokse vendosi në qendër të protokollit kryeministrin e Greqisë, Edi Ramën e Sali Berishën, ndërkohë që kreun e shtetit shqiptar e kishte llogaritur si një të ftuar të “rastit”, çka përbën në të vërtetë një qendrim politik të Kishës ortodokse.

Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi

Kisha, protokollin e kishte ndërtuar duke rrëzuar piramidën e shtetit shqiptar, të cilën, Patriarku i Kostandinopojës e theksoi troç, duke vënë në qendër Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Mënjanimi i Presidentit Bajram Begaj, nuk ishte një lajthitje e radhës, por një protokoll i menduar për të treguar triumviratin: Qirjako Micotaqisin, Sali Berishën dhe Edi Ramën, si njerëz që janë të nderuar në përcjelljen e “shenjtorit” Anastas. Për të cilin u trumbetua një propagandë politike e aspak një nderim klerikal nga ata që duhet ta bënin.

Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi
Shmangia e presidentit Begaj

Politikanët, duhet të ishin pjesë e ngushëllimeve e jo protagonistë të fjalimeve, në një kohë që ndodhi e kundërta. Këtu kemi të bëjmë me një vazhdim të politikës së Anastas Janullatosit, i cili siç e tha dhe Edi Rama është njeriu që bashkon shqiptarët me grekët.

Nëse vërtetë kryepeshkopi ka bërë një vepër të mirë në aspektin religjioz, këtë duhet ta nderojnë klerikët, madje të gjithë, jo vetëm ata ortodoksë.

Në Shqipëri ka pasur klerikë mjaft të mirë në këto 33 vite, edhe pse nuk kanë gëzuar hierarki të lartë. E kanë bërë sepse e kanë ndjerë misionin e tyre në shërbim të njerëzve dhe për hir të Zotit.

Mbahet mend misioni ekselent i Antonio (Ndue) Sharra në zonën e Zadrimës, i cili në vitin 1997 me ndihmën e fëmijëve të zonës ndërtoi “Kambanën e Paqes” me plumbat e tmerrit të kohës.

Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi

Misioni i Don Antonio Sharrës, është realisht çelësi i suksesit të gjeneratave të zonës së Zadrimës që sot kanë sukses në agroturizëm dhe industrinë e mikpritjes. Pasi Don Sharra i mëkoi me idenë e punës së ndershme.

Ashtu si Anastasi, edhe Don Sharra që zadrimorët e thërrisnin Dom Ndoja e shumë perlatë të tjerë të huaj janë varrosur në Shqipëri me dëshirën e tyre. Por askush nuk i ka dhënë respektin e duhur këtyre klerikëve që dhanë më shumë për njerëzit e thjeshtë, sesa për të ashtuquajturit VIP-a.

Është normale që të nderohen hierarkët e klerikëve në vend, megjithatë do të ishte më mirë që njerëzit e fesë të vlerësohen, më shumë sesa për doktrinën, për punën e tyre humanitare që bëjnë në komunitet.

A nuk ishte Shën Tereza që në një vend shumë pak katolik si India u bë njeriu më i dashur, pikërisht prej punës së saj të përkushtuar ndaj njerëzve më të varfër të atij vendi?

Çfarë duam të themi me këtë rast?

Shumë mirë që nderohet vepra dhe puna e Kryepeshkopit Anastas, por ajo nuk shkon të jetë një vlerësim politik e diplomatik, pasi nëse ndodh kështu atëherë i ndjeri Janullatos na del një zyrtar e diplomat grek, e jo një klerik.

Kleriku e tregon veten në raport me njerëzit, madje pikërisht me ata më të harruarit nga elita dhe establishmenti politik.

Funerali i Janullatos që anashkaloi shtetin shqiptar dhe evidentoi

Sot në rastin e funeralit të Kryepeshkopit Janullatos, ne pamë më shumë një show politik e diplomatik sesa një nderim nga besimtarët. Ndoshta ka peshën e tij protokolli zyrtar, po përse e bëri kështu, kur bashkoi Berishën e Ramën me Mitcotaqisin, si për të treguar se Greqia i bashkon të gjithë, kur në të vërtetë nuk ka ndodhur në të shkuarën, kur kanë ndërruar jetë mjaft hierarkë të Kishës Katolike, Komunitetit Mysliman apo edhe Bektashinjve.

Nuk kemi parë skena të tilla kur ka ndërruar jetë Hafiz Sabri Koçi, Imzot Rrok Mirdita apo edhe Baba Reshat Bardhi.

Madje ishte një show që përdhosi shtetin shqiptar pikërisht për të treguar se kush janë aleatët e Qirjakos dhe të Athinës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje