TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 18:53

Çfarë po ndodh në PS? Pas lëvizjes së Braçes dhe Majkos, Rama largon Olta Xhaçkën nga Kolonja

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh në PS? Pas lëvizjes së Braçes

Rama nuk e lëshon Olta Xhaçkën, i beson Njësinë nr.2 në kryeqytet...

Nuk ka qetësi në radhët e Partisë Socialiste. Përveç drejtuesve politikë, Edi Rama ka vendosur të bëjë rokadë edhe në radhët e niveleve më të ulëta, duke lëvizur deputetët që kanë qenë përgjegjës në zona të caktuara.

Majko iku nga Kukësi dhe u soll në Tiranë, ku ju besua zona e Kavajës. Po ashtu një lëvizje e madhe ishte largimi i Erion Braçes pas shumë vitesh në Divjakë. Ai kaloi si përgjegjës te Njësia 5 në Tiranë.

Por këto nuk janë lëvizjet e vetme. Sipas informacioneve në Selinë Rozë, Rama ka vendosur të largojë Olta Xhaçkën nga Kolonja dhe ta sjellë në Tiranë. Mësohet se ajo do të drejtojë fushatën në Njësinë numër 2 në Tiranë.

Akoma nuk janë të qarta lëvizjet e Ramës, por ka dy gjëra: Ose kryeministrit nuk i dalin llogaritë në kryeqytet dhe po e përqendron betejën këtu, ose emrat që po lëviz nuk i duan më te zonat e tyre.

Tirana është qarku ku këtë herë beteja do të jetë e zjarrtë, pasi në lojë janë dhe partitë e reja, të cilat pretendojnë të marrin mandate. Në bazë të sondazheve, si partia e Qorit, ajo e Lapajt, apo dhe partitë e Shabanit dhe Shehajt, kuotohen në nivele të kënaqshme për të marrë mandate në kryeqytet. Kjo do të thotë se PS mund të rrudhet dhe Rama po i sjell të gjithë këtu.

Por kjo ka dhe të keqen tjetër, pasi Tirana ka dhe numrin më të madh të deputetëve te lista e hapur. Kjo do të thotë se shumë emër të njohur do e gjejnë veten aty dhe shanset që të mbeten jashtë Parlamentit janë të mëdha.

Ndërkohë mbetet ende habi se si Rama vijon ta promovojë Olta Xhaçkën. Kjo e fundit është nën hetim nga SPAK për aferat me pronat e ushtrisë. Burri i saj po ashtu. Megjithatë kryeministri  vijon të mos e lëshojë. Pasi shkeli hapur Kushtetutën për mandatin e saj, duket se sërish po jep sinjale se do ta fusë te lista e kandidatëve. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje