
Asgjë nuk e shpëton Edi Ramën nga rrokullima e madhe. Kështu u shpreh kreu demokrat, Sali Berisha, teksa u pyet për ftesën që ka marrë Kryeministri nga Presidenti amerikan, Donald Trump, lidhur me Bordin e Paqes për Gazan.
“Asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Këtë mund t’u them.
Ai është në procesin e rrokullimës së madhe. Edi Rama po fshihet pas Lubisë sepse e di që në mënyrë absolute fill mbrapa do jetë krahas saj.
A të kujtohet Makbethi se si shkoi ajo dhe i hodhi vaj të nxehtë.
Lubisë do i kishte hedhur plumb të shkrirë në vesh ai po të mos qe halli se dosja flet dy rreshta për të dhe një rresht për Lubinë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje