TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Mars 2023, 17:18

Financimi i Kryemadhit nga Moska, Balla: Edhe Meta në borderotë e Kremlinit, aksioner me oligarkët e Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Financimi i Kryemadhit nga Moska, Balla: Edhe Meta në borderotë e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me skandalin e publikuar ku biznesmenë rusë të kompanive të naftës, kanë bërë pagesa ndaj deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi në vitin 2017.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shkruan se dokumentet e publikuara tregojnë se ashtu si Berisha, edhe Meta është aksioner në kompanitë e oligarkëve të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Aleanca e rublave nuk le shumë vend për hamendësime. Hetimi i EUREPORTER konfirmon Berishën, por nxjerr edhe Metën në borderotë e Kremlinit. Madje siç duket qartazi nga dokumentet e zbuluara, qenkan edhe aksionerë në kompanitë e oligarkëve të Putinit”, shkruan Balla.

 

balla meta ruset financime

Lini një Përgjigje