TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Janar 2026, 17:49

Çfarë po gatuan Rama? Pas deputetëve, mbledh kryetarët e bashkive!

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po gatuan Rama? Pas deputetëve, mbledh kryetarët e
Edi Rama

Me situatën që tashmë i ka dalë nga duart, me skandale të njëanshme në çdo qelizë dhe shkallë të shtetit, Rama duket se po bën përpjekje për të normalizuar situatën, ose të paktën, për të dhënë idenë në opinionin publik se i ka gjërat nën kontroll...

Skandalet e korrupsionit që kanë mbërthyer qeverinë dhe dështimi i instancave përkatëse për të menaxhuar situatën e përmbytjeve në vend, e kanë detyruar Kryeministrin Edi Rama që t’u japë një ‘shkundje’ të tijve.

Para 1 jave, Rama thirri në Pallatin e Brigadave ministrat, grupin parlamentar, si dhe kryetarët e komisioneve të Kuvendit, në një mbledhje të formës retreat. Ditën e nesërme (16 janar), Rama ka mbledhur deputetët në një takim, i cili pritet të zgjasë për disa orë.

Një ditë më pas, (17 janar), Rama ka thirrur të gjithë kryetarët e bashkive në një takim. Duke pasur parasysh situatën e krijuar nga përmbytjet dhe rritjen e ndjeshme të pakënaqësisë së qytetarëve ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror, Rama do të tentojë t’i ‘shkundë’ të tijtë.

Me situatën që tashmë i ka dalë nga duart, me skandale të njëanshme në çdo qelizë dhe shkallë të shtetit, Rama duket se po bën përpjekje për të normalizuar situatën, ose të paktën, për të dhënë idenë në opinionin publik se i ka gjërat nën kontroll.

rama kryebashkiakët takim

2 Komente

  1. T
    Tafili

    Rama edhe me hekura ne duar, thote situata eshte nen kontroll.

    1. 0
      007/2

      Ju ka thënë atë që nuk ua kish thënë më parë. Kur kishit Ju, kisha edhe unë. Sot, o mete për vete. Ruani bythën tuaj. Unë as kam parë gjë dhe as kam dëgjuar gjë.

      Lini një Përgjigje