TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Korrik 2024, 08:17

Çfarë ka dhënë Rama në këmbim që Shqipëria të mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian?

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë ka dhënë Rama në këmbim që
Edi Rama në Britani

Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të mikpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian.

Ky lajm është bërë i ditur kryeministri Edi Rama, teksa ka ndarë disa pamje nga takimi që u mbajt të enjten në Britaninë e Madhe.

Sipas kreut të qeverisë, kjo tregon pozicionin e ri që ka fituar vendi në arenën ndërkombëtare.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, thotë kryeministri.

Por çfarë ka dhënë Rama në këmbim që Shqipëria do të mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian?

Ditën e djeshme ju rikujtojmë se Rama pati një bisedë me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer. Ai vetë nuk dha detaje, por mediat e huaja kanë dhënë sinjale se Rama ka folur me të për refugjatët dhe mbi paktin ne Melonin.

 

Lini një Përgjigje