TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Korrik 2024, 20:36

Britania gati listën e re të non gratave? King Smith: Të kënaqur që u la në fuqi vendimi për Berishën, të korruptuarit rrezik për të gjithë

Shkruar nga Pamfleti

Britania gati listën e re të non gratave? King Smith: Të

Ambasadori bëri të qartë se rasti i Berishës nuk duhet të penalizojë gjithë PD...

Ambasadori britanik Alastair King Smith i ka dhënë një tjetër goditje Berishës. Ai u shpreh se Britania do një Shqipëri ku të lulëzojë demokracia, dhe të zhvillohet si demokraci pluraliste.

Smith u ndal te figura e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe shpalljen e tij non grata nga Britania, ku theksoi se ndjehet i kënaqur që Komisioni i Posaçëm e Apelit për Imigracionin mori vendim në mbështetje të pozicionit të Qeverisë për këtë çështje.

Ne kemi shprehur qartë që llogaridhënia është shumë e rëndësishme, qoftë lidhur me kriminalitetit apo korrupsionin, dhe kjo është politika që ke kemi dhe zbatojmë. Jemi me të vërtetë të kënaqur që Komisioni i Posaçëm e Apelit për Imigracionin mori vendim në mbështetje të pozicionit të Qeverisë sonë për këtë çështje. Besoj e kuptoni që përparësia e qeverisë sonë është siguri dhe sigurimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe qytetarëve në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ne do të mbrojmë me forcë çdo vendim të marrë në këtë kuadër. Nga ana tjetër, ne vijojmë të jemi partner afatgjatë i Shqipërisë për mbështetjen e llogaridhënies dhe për veprimet kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe do të vazhdojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Gjithashtu, do të përforcojmë Prokurorin e Posaçëm, Policinë e Shtetit dhe Agjencitë e tjera ligj zbatuese me qëllim që llogaridhënia dhe drejtësia të bëhen realitet për qytetarët”, tha ai te “ABC News”.

Më tej ai u pyet se pse nuk ka një raport kaq të mirë mes Britanisë dhe PD, që është prej më shumë se një dekade në opozitë.  Ambasadori bëri të qartë se rasti i Berishës nuk duhet të penalizojë gjithë PD.

Nuk ndaj të njëjtin mendim me ju, megjithëse është e vërtetë që kemi një çështje specifike. Faktikisht, Mbretëria e Bashkuar, unë, Ambasada Britanike kanë mbajtur gjithnjë lidhje me të gjithë spektrin politik, me të gjitha pjesët e Partisë Demokratike dhe partive të tjera në opozitë, si dhe me Partinë Socialiste, dhe gjithmonë kemi qenë të mendimit se MB-ja duhet të angazhohet dhe të ketë këndvështrim të paanshëm dhe të ekuilibruar të politikës duke u munduar të mbështesim demokracinë në vend. Do të ketë gjithnjë dallime të këndvështrimeve mbi mbështetjen e demokratizimit. Si Mbretëri e Bashkuar jemi të qartë që duam të shohim demokracinë të lulëzojë, të zhvillohet si demokraci pluraliste, dhe duam të kemi Parlament të efektshëm dhe funksional me opozitë të efektshme që është e aftë t’i kërkojë llogari qeverisë. Kjo do të vijojë të jetë qasja jonë jo vetëm në Shqipëri, por mbarë botën. Por në këtë kuadër, duhet me doemos të ketë edhe llogaridhënie”, tha ai.

Ambasadori ju përgjigj pyetjes nëse do të ketë “non grata” të tjerë veç kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Britania. Pa zbuluar detaje, Smith u shpreh se do të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar në luftën kundër korrupsionin me të cilën përballet Shqipëria.

Detyrimisht qasja jonë për këto çështje është e ekuilibruar, ashtu si edhe në fusha të tjera, dhe kemi përcaktuar një pozicion afatgjatë që do të marrim të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar me luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit si në Mbretërinë e Bashkuar, për çështje që ndikojnë Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në mbarë botën, dhe do të vijojmë të veprojmë në të njëjtën mënyrë. Këto vendime merren në nivelet më të larta të qeverisë dhe tani i takon Ministrit të ri të Jashtëm dhe Ministres së re të Brendshme të marrin vendime të tilla, dhe ne do të vijojmë të përqendrohemi tek llogaridhënia. Gjithashtu, duam të vijojmë të jemi partner i fuqishëm në mbështetje të Sistemit të Drejtësisë Kombëtare, në mënyrë që sistemi i sundimit të ligjit të jetë realisht i efektshëm”, tha ambasadori në largim i Britanisë.

Lini një Përgjigje