
Kryeministri Edi Rama prezantoi në Berat kandidatët e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se kryetarët e bashkive nuk duhet të ndërhyjnë në garë apo të shprehin preferenca për kandidatët.
Rama u shpreh se të gjithë kryebashkiakët duhet të jenë në shërbim të Partisë Socialiste dhe numrit 5, që është numri i kësaj force politike në fletën e votimit.
“Nuk duhet të ndërhyni në garë. Duhet t’i jepni mundësinë të gjithë kandidatëve që janë në listë të kenë e një gare pa interference të kryetarëve të bashkive. Kijeni mirë parasysh këtë gjë. Nuk bëhet fjalë për deputetë të një zone apo zone tjetër. Patjetër që janë zgjedhur sipas zonave për të pasur një përfaqësim më të gjerë. Nëse Ardiani është zgjedhur nga një zonë, nuk do të jetë deputeti i asaj zone ngushtësisht por të gjithë qarkut të Beratit. Kjo vlen për të gjithë. Pra është liria e drejta e gjithsecilit të ketë një preferencë por ama kini parasysh. Unë kam problem kur dëgjoj brenda partisë që thotë nuk është ky persona që doja unë e nuk di si do ia bëj me votën time”, tha ai.
Lini një Përgjigje