Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Vlorë, vizitë e paralajmëruar dhe axhendë e mbajtur e fshehtë
Ndryshe nga vizitat e mëparshme diskrete, këtë herë mediat u njoftuan paraprakisht, ndërsa autoritetet flasin vetëm për takime me arkitektë, pa sqaruar arsyen reale të pranisë së çiftit në Shqipëri.
Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë vizituar disa herë Shqipërinë pa ekspozim publik, por vizita e fundit në Vlorë u shoqërua me njoftim paraprak të mediave dhe një eskortë të pazakontë sigurie. Autoritetet qeveritare deklaruan se bëhet fjalë për takime me arkitektë, por mungesa e mbulimit diplomatik amerikan, përbërja e autokolonës dhe konteksti ndërkombëtar ngrenë pikëpyetje mbi axhendën reale. Vizita përkon me zhvillime gjeopolitike ku Ballkani përmendet si faktor negociues, duke shtuar dyshimet se në Vlorë po zhvillohen kontakte me peshë më të madhe se sa një konsultim teknik.
Jared Kushner dhe e shoqja e tij, Ivanka Trump, kanë ardhur disa herë në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Madje kanë zhvilluar ture të gjata qëndrimi dhe takimesh. Por asnjëherë nuk ka pasur reflektorë mediatikë ndaj këtyre dy VIP-ave të fuqishëm të botës.
Gjithçka është mësuar më vonë, kur Kushner ose Ivanka Trump kanë postuar foto apo shënime në rrjetet sociale, ose kur, të autorizuara nga palët, disa media të mëdha kanë publikuar pamje nga këto ture.
Por sot, “çuditërisht”, kamerat e mediave në Vlorë ishin njoftuar paraprakisht, madje ishte vendosur edhe një pikë fikse xhirimi, për të kapur pamjet e një eskorte pompoze dhe luksoze që hyri në një hotel të ri në zonën e Ujit të Ftohtë, i cili është pronë e një personazhi të njohur politik në vend, dikur edhe deputet i Parlamentit, jo nga krahu i mazhorancës aktuale socialiste.
Nga pamjet e transmetuara nuk u vu re askush konkret në kolonën e gjatë të fuoristradave të zeza, të reja, si edhe në furgonët po ashtu të rinj, të gjithë me xhama të zinj.
Mediave u është komunikuar nga autoritetet qeveritare se në Vlorë ka mbërritur Jared Kushner me bashkëshorten e tij dhe se do të zhvillojë takime me arkitektë të një studioje projektuese. Vetëm kaq.
Nga pamjet e shpërndara, kuptohej se suita e personazheve që u futën në hotelin luksoz të Vlorës ishte më e madhe sesa vetëm çifti i lidhur me Shtëpinë e Bardhë. U vu re gjithashtu se në autokolonë nuk kishte asnjë automjet me targa diplomatike, çka nënkupton se lëvizja nuk u mbulua nga stafi i sigurisë së Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Ambasada disponon mjete dhe personel të gjerë sigurie, të trajnuar dhe të pajisur në nivel më të lartë sesa Garda e Republikës apo autoritetet shqiptare të sigurisë.
Kjo nuk përjashton mundësinë e ekzistencës së një grupi sigurie nga Shërbimi Sekret Amerikan, i cili ka detyrë shtetërore ruajtjen fizike të familjarëve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, logjika sugjeron se furgonët e zinj nuk mbanin personel sigurie, i cili mund të ndodhej në fuoristradat e zeza që paraprinin dhe ndiqnin automjetin VIP.
Hipoteza se furgonët transportonin ekspertë të studios arkitekturore nuk duket bindëse, pasi zakonisht lëvizjet e tyre janë të pavarura nga personazhet VIP që udhëtojnë me sigurinë e tyre.
Ndërkohë, udhëtimi nga Uashingtoni apo nga Alpet e Zvicrës deri në Vlorë për të takuar disa arkitektë nuk duket racional. Një takim i tillë mund të zhvillohej në Uashington ose në ndonjë kryeqytet europian, pa qenë e nevojshme një lëvizje në qytetin jugor shqiptar.
Lokacioni për një konsultim të tillë nuk krijon shumë sens, sidomos kur bëhet fjalë për një person të angazhuar me çështje madhore, që nga negociatat me Moskën, deri te përpjekjet për krijimin e një strukture të re ndërkombëtare të lidhur me Donald Trump.
Ajo që duket më e besueshme është se ardhja në Vlorë e Kushnerit pikërisht sot ka një arsye tjetër, e cila po mbahet e fshehtë, duke u mbuluar me narrativën e takimeve me arkitektë.
Ekziston mundësia që personat e paraqitur si arkitektë të jenë në fakt zyrtarë të rëndësishëm shërbimesh apo negociatorë, të përfshirë në proceset e fundit që po zhvillon Donald Trump, lidhur me krijimin e një rendi të ri botëror.
Por pse në Vlorë, kur këto takime mund të zhvilloheshin në Uashington, në Lindjen e Mesme apo edhe në Davos, ku ndodhet delegacioni i madh amerikan.
Pikërisht këtu duket se qëndron misteri. Një ditë më parë, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se në bisedimet e paqes me amerikanët duhet të përfshihet edhe Ballkani.
Një deklaratë që nuk ishte as rastësore dhe as e papritur për palët, të cilat, sipas të gjitha gjasave, ndodhen në koordinim të plotë dhe po përgatisin skenarë të kësaj loje të madhe gjeopolitike.
Sipas kësaj logjike, takime të tilla mund të jenë duke u zhvilluar në Shqipëri, nën kujdestarinë e Edi Rama, i cili, përmes përqendrimit të pushtetit, garanton zhvillimin e tyre pa ndërhyrje.
Mësohet se Edi Rama do të organizojë një darkë për miqtë e ardhur, përpara se të udhëtojë drejt Davosit, ku synon të realizojë edhe një takim, qoftë edhe incognito, me Donald Trump.
Qarkullojnë zëra se Rama ka negociuar që udhëtimin drejt Davosit ta kryejë me avionin që ka sjellë Kushnerin dhe Ivankën në Vlorë, i cili dyshohet se është një mjet i qeverisë së SHBA. Nuk ka konfirmim për këtë. Janë thjesht zëra të shpërndarë nga propaganda e Edi Ramës, për të shfrytëzuar politikisht ardhjen e vajzës dhe dhëndrit të Trumpit dhe, njëkohësisht, për të mbuluar arsyen reale të këtij takimi misterioz./Pamfleti
Dmth nuk paskan faj Shkerdheni, Kargita, Ajola etj qe perfitokan nga pushteti i familjareve?!?
Kane ardhur nje dite para se Gjykata Kushtetuese ti jape te drejte Spakut per pezullimin e Ballukut qe i hap rrugen dhe pezullimit te Bablokut.Levizje e deshperuar e Rames.
Ja hodhem bythes! Edhe Zvernecin e moren, aeroportin ia beme, tani me mire ta na marrin komplet dhe te vendosin Ramen guvernator te perjetshem! Po deshen pastaj, heqim edhe breket dhe te na e vene si te duan!
Shqiptaret shohin endrra me sy hapur se gjoja "parimoret" perendimore do ti ndihmojne te clirohen nga hajdutet e politikes te ketyre 35 viteve "demokraci". Ne te vertete, ata jane edhe vete pjese e bandes KÇK!
Me çfarë marrëveshje kemi të bëjmë? Marrëveshje për zhvillim teritori(biznes)? Biznesit i shitet teritori? Apo biznesit i dhurohet teritori? Ti bëhet transparente publikut marrëveshja. Jemi djegur nga marrëveshjet e fshehta që nga ajo e 1913-1915 në Londër deri te marrëveshjet sekrete të Zogut me Serbët dhe Italianët. Këtu nuk po hynë në Shqipëri Amerika, por Izraeli. Guzhina mediatike dhe politike e Parisë së Tiranës gatuan vetëm gjellë qenësh.
In which country are not secret business activities, who owns banks, corporations or have share at them? The planet is transformed in pigs soup pan.