TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shtator 2024, 12:15

Ekipi i zgjedhjeve të 2025, Rama zbulon emrat e drejtuesve të rinj të PS në 12 qarqe; risi në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Ekipi i zgjedhjeve të 2025, Rama zbulon emrat e drejtuesve të rinj
Kryesocialisti Edi Rama

Nga Asambleja e PS në Durrës, kryesocialisti Edi Rama ka zbuluar emrat e rinj që do të marrin poste në parti.

Rama njoftoi drejtuesit politikë të 12 qarqeve që do të jenë ekipi i tij për zgjedhjet parlamentare të 2025. 

Risi këtë herë nga kryeministri Rama ishte drejtimi i Tiranës, i cili do të jetë i ndarë mes Elisa Spiropalit, Erjon Veliajt dhe Ogerta Manastirliut.

Disa nga krerët e bashkive do të shërbejnë dhe si drejtues politik të socialistëve, teksa Taulant Balla do të jenë ai që do të kryesojë fushatën për votën e diasporës.

Drejtuesit:

Tirana: Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastilu

Durrës: Emirjana Sako

Shkodër: Benet Beci

Lezhë: Ulsi Manja

Kukës: Pandeli Majko

Dibër: Blendi Gonxhe

Elbasan: Arbjan Mazniku

Fier: Belinda Balluku

Korçë: Niko Pelshi

Gjirokastër: Mirela Kumbaro

Berat: Ervin Demo

Vlorë: Bledi Çuçi

Drejtuesi politik për diasporën: Taulant Balla

Rama gjithashtu tha se Blendi Klosi do të jetë kryetar i Asamblesë së PS, nënkryetar të asamblesë Ilva Gjuzi dhe Besa Spaho dhe sekretar Onid Bejleri, aktualisht nënkryetar i bashkisë së Shkodër.

Rama do të propozojë 24 emra, ndërkohë vetëm 12 anëtarë do të zgjidhen me votë nga Asambleja. 12 drejtuesit e rinj të qarqeve që do të jenë ekipi drejtues për zgjedhjet parlamentare do të jenë anëtarë ex-officio të Kryesisë së bashku me drejtuesit e sekretariatëve.

Asambleja e re e PS-së u zgjodh nga votat e delegatëve të Kongresit të PS në 28 korrik të këtij viti. Kjo asamble ka rreth 350 anëtarë, nga të cilët Kongresi i korrikut zgjodhi vetëm 156 prej tyre, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që kanë. 

Tashmë jemi në një vit zgjedhor dhe partia që ka mazhorancën në parlament ka filluar të ndez motorët e cila do i paraprijë fushatës zgjedhore. Asambleja do të ketë një rol kyç në përzgjedhjen e listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2025./ Pamfleti

asambleja e ps

Lini një Përgjigje