TAGS-AT E JAVËS

Editorial 8 Shtator 2024, 11:35

Zërat e mëngjesit; ndryshimet drastike që pritet të bëjë Rama në Asamble

Shkruar nga Pamfleti

Zërat e mëngjesit; ndryshimet drastike që pritet të

Ai që duket më i godituri është ish-ministri Brendshëm Taulant Balla, i cili me largimin nga qarku i Fierit pritet të mbetet një deputet i thjeshtë.

Pa u mbledhur ende Asambleja e PS-së në një hotel luksoz të Durrësit, kanë nisur zërat e parë të shushurimave për prerje kokash e promovim njerëzish të rinj.

Nuk dihet a janë zëra që qarkullojnë nga viktimat e mundshme, apo siç ndodh gjithmonë, 'spine' të fryra nga drejtoria e propagandës së Bablokut.

Veçse flitet për ndryshime të mëdha, që vetë Edi Rama, në postimin e mëngjesit e paralajmëroi.

“Do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS 2030 për SHQIPËRINË2030”, shkroi Rama, që tronditi mjaft të vetët.

E menjëherë kanë nisur mesazhet për ndryshime, ku disa thonë se e gjithë skuadra e krerëve të qarqeve për zgjedhjet e 2025 do të jenë të rinj, e disa që thonë që do të mbesin disa, ndërkohë kur mund të lëvizin të tjerë.

Kështu përshembull thuhet se Belinda Balluku do të jetë kreu i qarkut të Fierit që është më i rëndësishmi pas Tiranës, e në Tiranë të krijojë një drejtim me dy pole, bashkia dhe qeveria.

Ai që duket më i godituri është ish-ministri Brendshëm Taulant Balla, i cili me largimin nga qarku i Fierit pritet të mbetet një deputet i thjeshtë.

Duket që e gjitha nuk është rastësi, por përbën mbylljen e paktit 4 vjeçar ndërmjet Edi Ramës dhe Fatos Nanos, përfaqësues i së cilit është Taulant Balla.

Mungesa e Nanos në shënimet e Bablokut, apo në festën e 33 vjetorit të krijimit të PS-së ishte një dëshmi e qartë e mbylljes së deal-it me Ramën. Bashkë me Ballën, ndërkaq, po deklason thuajse i gjithë zinxhiri i tij politik që kishte shpërndarë në disa degë të PS-së, filluar nga Tirana. Megjithatë, pas mbylljes së listës, kjo analizë do të bëhet më e zgjedhuar dhe e thelluar në faqet e Pamfletit./Pamfleti

Lini një Përgjigje