Kryeministri Edi Rama ndodhet në Izrael, ku pritet që të takohet me liderët e vendit.
Ai do të nderojë edhe të rënët e terrorit të 7 tetorit. Rama është shprehur se është gjithmonë kënaqësi të ndodhet në Izrael.
Kjo vizitë në Izreal nga Rama vend një një kohë kur kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu është izoluar në skenën ndërkombëtare.
Mediat izraelite shkruan se Rama ishte këtë mëngjes në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit për ta vizituar Murin Perëndimor dhe Kishën e Varrit të Shenjtë. Ai është planifikuar të takohet privatisht me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sot.
"Time of Israel" shkruan se “Shqipëria, e cila është rreth 50% myslimane, është një nga aleatët më të afërt të Izraelit në Europë”.
Rama do të pritet edhe në Parlamentin e Izraelit dhe gjithashtu do të takohet edhe me kryeparlamentarin izraelit, Amir Ohana.
Në Knesset (Kuvendi izraelit) do të mbahet një seancë e posaçme, e cila do të përfshijë fjalime nga Rama, Netanyahu, Ohana dhe udhëheqësi i opozitës, Yair Lapid.
He falju dhe ndonje llokme tjeter trualli Izraeliteve. Mos harro se, populli Shqiptar eshte me i egri e hakmarresi e nuk le pa marre hak.