TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 18:13

Edi Rama luan blofin me Evropën, Ilir Beqaj në prag burgu shkon negociator

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama luan blofin me Evropën, Ilir Beqaj në prag burgu shkon

Zhvillimet e ditëve të fundit dëshmojnë qartë se jemi në prag të një ngjarje të madhe në drejtësi, ku shumë pak shanse ka që të shpëtojë edhe vetë Rama...

Nuk ka fund arroganca dhe karshillëku i Edi Ramës përballë drejtësisë së re. Teksa SPAK ka dhënë sinjale se po hyn drejt një epoke të re dhe po i çon me radhë të gjithë drejt qelisë, Rama po tenton të mbajë pas vetes ata që i rrinë besnikë.

Sipas burimeve, Rama ka firmosur ndryshime në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Grupi drejtohej nga Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme, por ajo është larguar dhe në vend të saj është emëruar Ilir Beqaj.

Mbështetur në ligjin për shërbimin e jashtëm, për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave vendosi që në bazë të vendimit për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme do të zëvendësohet me Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës”, thuhet në vendim.

Por vendosja e Beqajt në krye të grupit negociator, është e qartë një lëvizje strategjike e Ramës. Ish-ministri i Shëndetësisë është në prag të burgut. Ai akuzohet për një prej aferave më të mëdha në fushën e shëndetësisë, atë të koncesioneve. SPAK po kopsit dosjen për aferën me “sterilizimin” dhe Beqaj me shumë gjasë do shkojë pas hekurave.

Por Rama e ka marrë në mbrojtje duke u bërë karshillëk partnerëve të SHBA dhe BE. Vetë amerikanët e kanë futur në listën e zezë Beqajn. Të gjithë e mbajmë mend skenën e një viti më parë, kur ambasadorja Yuri Kim braktisi një konferencë në momentin që Beqaj mori fjalën. Afera me koncesionet është ndër më të rëndat të kësaj qeverie. Janë vjedhur me qindra milionë euro dhe përgjegjësi kryesor është Beqaj.

Edi Rama luan blofin me Evropën, Ilir Beqaj në prag burgu shkon
Braktisja e konferencës nga Kim

Rama të gjithë ata që i rrinë pas i ka lëshuar një e nga një. Por nuk dihet ende se përse e mban kaq afër Beqajn. SPAK tentoi ta nxirrte të pa lagur me “sterilizimin”, por gjykata kërkoi që të hapen letrat për të dhe mësohet se këtë herë nuk ka shpëtim, sado kryeministri tenton të dërgojë mesazhe se atë e ka afër.

Zhvillimet e ditëve të fundit dëshmojnë qartë se jemi në prag të një ngjarje të madhe në drejtësi, ku shumë pak shanse ka që të shpëtojë edhe vetë Rama. Masa ndaj Berishës është vetëm maja e ajsbergut, pasi sinjalet janë se zhvillimet do jenë akoma më të forta, duke lënë pa gjumë dhe vetë Bablokun. /Pamfleti

 

rama beqaj be

Lini një Përgjigje