Vota e Diasporës, i duhet si “mbushje” të pjesëmarjes deri në 50+1% në voitime, mbasi e dinë që numri i votuesve brenda vendit, do jetë shumë më i ulët se në zgjedhjet e përpashme; por edhe nëse diaspora nuk do ta plotësojë firon e votave brenda vendit, Rama e Berisha do deklarojnë pjesëmarrje të lartë e do t’i ndajnë votat sipas pazarit, për të mos lëshuar sundimin e politikës në Shqipëri…
PS e PD, ose më saktë Edi Rama e Sali Berisha, sajuan bashkë Kodin Zgjedhor, mbështetur në pazarin e muajit prill 2008, për të kontrolluar personalisht parlamentin me deputetë të emëruar.
30%-shi i deputetëve të caktuar nga PS e PD, duke mos i kaluar fare në votim, është përqindja që ata e kanë të garantuar në parlament dhe do bëjnë mbushjet deri 20%, me deputetë nga listat e hapura, duke mbajtur dominimin e përfaqësimit mazhoritar në parlament.
Pjesën që u duhet për të garantuar këtë dominancë numrash në parlament 40-60% nëpërmjet shtimit të numrit të votuesve, PS e PD po synojnë ta sigurojnë me votat e disaporës, ku kanë nisur të bëjnë fushatë më intensive, duke bërë lista me regjistrime votuesish.
Fushata te shqiptarët jashtë kufijve, ka krijuar perceptimin, se PD e PS janë në të njëjtën linjë bashkëveprimi e ujdie në prapaskenë me Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celibashi, për të ndarë në dy pjesë të paracaktuara votat e diasporës.
Nuk është e vështirë, të kuptohet skenari që po zbatojnë Edi Rama e Sali Berisha, për të patur monopolin e votës së diasporës, duke marrë rolin e KQZ, në regjistrimin e tyre me lista të veçanta dhe procesin e hapjes së zarfave e numërim të votave prej tyre.
Dy ditë më parë, PS pranoi kërkesën e PD, që shqiptarët jashtë kufijve të votojnë me dokumente identifikimi të skaduara, duke i hapur rrugën, një skemë manipulimi mirëkuptues të votave.
Por sipas informacioneve, Edi Rama do pranojë dhe kërkesën e Sali Berishës e do ta votojnë bashkë me mbi 84 vota, që më 11 maj të votojnë edhe ata që nuk kanë dokumenta shqiptare.
Lëvizjet dhe veprimet e deritanishme, janë shenjë e qartë, se Edi Rama e Sali Berisha, po bëjnë skenarin e “Dushkut nr.2” me votën e shqiptarëve të diasporës, të cilën do të realizojnë duke përdorur Kryetarin e KQZ, Ilirjan Celiabashi.
Siç u përdor në vitin 2001 në atë kohë kryetar i KQZ, kur zbatoi skenarin Nano-Berisha të Dushkut në Lushnje, ku nga 1 komunë me 11000 vota, dolën disa deputetë dhe u ndanë mes PS-PD.
Përveç Edi Ramës e Sali Berishës dhe kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashi që kontrollon platformën “PER”, askush nuk e di sa aplikime janë bërë faktikisht e sa janë të sakta për të votuar; duke krijuar një mjegull shifrash e akrobaci udhëzimesh në shërbim të interesave të PS-PD.
Ishte Ilirjan Celibashi, i cili e quajti shkelje ligjore, krijimin e listave të votuesve me shpiptarë të diasporës nga PS e PD, por nuk ka bërë kallëzim penal për krim zgjedhor; ndërsa “Taskë Forca” e SPAK-ut, nuk po merr të pandehur zyrtarët e partive dhe konsullatave që po i krijojnë këto lista.
KQZ ka pranuar, se zarfat me vota të diasporës, do çohen në zyrën e Ilirijan Celibashit, por do hapen e numërohen vetëm nga PS e PD, të cilët do deklarojnë sa vota do jenë për secilën parti.
Vota e Diasporës, Edi Ramës e Sali Berishës, i duhet si “mbushje” të pjesëmarjes zgjedhje, mbasi e dinë që numri i votuesve brenda vendit, do jetë shumë më i ulët se në zgjedhjet parlamentare të 21 prillit 2021 e në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023.
Por edhe nëse nëpërmjet diasporës, nuk do ta plotësojnë firon e votave brenda vendit, Edi Rama e Sali Berisha kanë rënë dakord të deklarojnë pjesëmarrje të lartë e t’i ndajnë sipas pazarit të bërë, për të mos lëshuar sundimin e përbashkët të politikës në Shqipëri./Pamfleti
Lini një Përgjigje