Bablokut i nevojiten marrëveshjet për dy qëllime: propagandë në Shqipëri dhe të bëjë rolin e Liderit Global; siç bëri në Japoni, ku tha se nënshkroi disa marrëveshje të cilat nuk i morëm vesh për çfarë ishin, përveç videove ku ministreshat firmosnin letra e pozonin, ndërsa Edi Rama bënte rolin e kamarierit në panairin e pijeve, qofteve e turshive
U mbyll me propagandë mediatike, spektakli i 9 marrëveshjeve që qeveria shqiptare bëri me qeverinë e Malit të Zi, ku kryeministri Edi Rama i vuri formalisht në rresht ministreshat, të firmosin me homologët e shtetit fqinj.
Përveç premtimit për urën Ulqin-Velipojë, që ishte marrëveshje për herë të parë dhe urojmë të mos mbetet në kuadrin e fjalëve; 8 marrëveshjet e tjera janë kopje, që Edi Rama i ka nënshkruar edhe më 3 Korrik 2018 në Shkodër, me ish-kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç.
Në atë drekë-mbledhje mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, deklaroi se 11 marrëveshjet me Malin e Zi, do realizoheshin brenda vitit 2020, por nuk realizoi asnjë, madje 7 prej tyre u nënshkruan përsëri nga Edi Rama e kryeministri pasardhës Dritan Abazović.
Gjersa këto marrëveshje, të bëra edhe me shtete të tjera në Rajon e Azi, nuk realizohen por lihen si letra në arkiv, nuk do shumë mendje të kuptohet, se Edi Ramës i nevojiten për dy qëllime: për bëjë propagandë në Shqipëri dhe të bëjë rolin e Liderit Global.
Sepse në këto 10 vite në pushtet, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar 310 marrëveshje me Turqinë, Maqedoninë, Serbinë, Kinën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Kosovën e shtete të tjerë, 135 prej të cilave vetëm me qeverinë e Kosovës në vitet 2014-2022.
P.sh., 13 marrëveshjet me qeverinë e Kosovës më 2 tetor 2020; 15 marrëveshjet më 26 nëntor 2021 dhe 19 marrëveshjet më 20 qershor 2022, janë të njëjtat që Edi Rama i kanë firmosur me Thaçin, Haradinajn, Hotin e së fundi me Albin Kurtin, por asnjë prej tyre nuk është zbatuar.
Me Turqinë, Edi Rama ka firmosur me bujë 46 marrëveshje në arsim, polici, shëndetësi, bujqësi, kulturë, porte detare, ushtri, diplomaci etj., duke shkuar qeveria shqiptare në Ankara e duke ardhur edhe vetë Erdogan me ministrat në Tiranë.
Sa për saktësim, ndërtimi i banesave në Laç dhe i spitalit në Fier vetëm si godinë, nuk ishin pjesë e marrëveshjeve qeveritare, por qoka elektorale që Erdogan i bëri Edi Ramës, si shpërblim për 1.2 miliardë koncesione, tenderë e pasuri, që i dha kompanive të dhëndrit të tij në Shqipëri.
Në këto 10 vite pushtet, Edi Rama ka lidhur 6 herë marrëveshje ekonomike me nga 10, 13 e 14 pika me qeverinë e Azerbajxhanit; 7 me qeverinë e Kinës; 12 me Maqedoninë, 14 me Serbinë, 19 me Dubain, 8 me Izraelin, 4 me Bjellorusinë e shumë shtete të tjerë jashtë BE deri në Afrikë.
Ka lidhur shumë marrëveshje edhe me vende të BE, si Gjermania, Franca, Austria, Greqia, Italia, Spanja, Suedia, Kroacia, Rumania, Hollanda etj., por ato nuk janë zbatuar; ndërsa kryeministri Edi Rama nuk ka folur më për to, përkundrazi i ka përsëritur marrëveshjet me të njëjtat tematika.
Prej një jave, kryeministri me ministret, qëndroi në Japoni ku tha se nënshkroi disa marrëveshje, të cilat nuk i morëm vesh për çfarë ishin, përveç videove ku ministreshat firmosnin e pozonin, ndërsa Edi Rama bënte rolin e kamarierit të pijeve, qofteve e turshive./Pamfleti
Lini një Përgjigje