Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Greqi të përplasjes së 2 trenave ku deri më tani raportohet se ka shkaktuar 36 viktima dhe mbi 85 të plagosur.
Përmes një postimi në Twitter, kryeministri shpreh keqardhjen për humbjen e jetëve dhe për të plagosurit në aksidentin tragjik në Greqi.
Rama shkruan se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjve tanë në këtë moment kaq të vështirë për kombin e tyre, teksa shton se bashkohemi në lutejet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave.
“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së kaluar në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një moment kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave”, shkruan Kryeministri Rama në Twitter.
So sad to hear about the loss of lives and the many wounded people on the last night tragic accident in Greece! We feel the pain of our dear neighbours in such a heavy hour for their nation and join them in their prayers and in the condolences to the families of the victims????????????????????
— Edi Rama (@ediramaal) March 1, 2023
Lini një Përgjigje