Gara për kreun e ri të PD-së ka krijuar përplasje të forta mes demokratëve.
Pasi u skualifikau nga gara, aktivistja Evi Kokalarika reaguar ashpër ndaj Adriana Kalasë, pasi kjo e fundit gjatë një interviste e quajti “të çmendur”.
“Kush ka qenë pjesë e PD-së? Evi Kokalari, një e çmendur që nga mëngjesi deri në darkë merret duke sulmuar vetëm Partinë Demokratike”, tha Kalaja në një intervistë në RTSH.
Kokalari, e cila ka hedhur akuza ndaj Kalasë se ka punuar për ish-presidentin Ilir Meta dhe se ky i fundit e ka futur në Këshillin Kombëtar të PD-së, duke telefonuar Shkëlzen Berishën.
Po ashtu aktivistja thotë se Kalaja dhe Këlliçi kanë punuar për interesat e Ilir Metës, i cili sipas saj kërkonte të merrte kontrollin e PD-së.
"Duhet postuar pa komente, por nëse doni ta dini si u bë kjo (ish) kryetare e gjykatës së PD-së: Mori Ilir Metën në telefon atë ditë, sepse kjo për Metën punonte te teatri; Meta e futi në Këshillin Kombëtar, sepse në atë kohë kishte plane të merrte PD-në nëpërmjet Belind Këlliçit.
Meta i tha: merr Shkëlzen Berishën në telefon. Shkëlzeni mori Flamur Nokën dhe i tha: fut Kalanë në garë… në garë kundër ish-avokates time që kishte tërë jetën në PD (që nga 1991)…
Pra, masivisht ofenduan një PD-iste të vërtetë dhe pedagoge në Juridik, dhe futën këtë me shkollë nate si fituese LOL.
Kjo është provë shtesë për SPAK se si kontrollohet PD-ja nga ‘kryetari në hije’ Shkëlzen Berisha.", shruan Kokalari.
Lini një Përgjigje