
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka mbajti fjalën në mbledhjen urgjente të Kryesisë.
Partia Demokratike mblodhi Kryesinë, pas vendimit të Apelit që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Ervin Salianji për kallëzim të rremë për dosjen ‘Babale’. I pranishëm ishte edhe vetë deputeti Salianji.
Noka u shpreh se sot shqiptarët vërtetuan se ligjin e dikton kreu i narkoshtetit Edi Rama. Ai shton se sot vendi ynë mori mesazhin se drejtësia ka vdekur dhe ligji është kundër opozitës.
Deputeti i PD tha se regjimi po kërcënon opozitën dhe drejtësia jep vendime me urdhër të narkotrafikut.
“Sot shqiptarët panë që ligjin e dikton Maliqi dhe Maliqi është kreu i narkoshtetit Edi Rama. Sot Shqipëria mori mesazhin më të keq, drejtësia është e vdekur dhe ligji është kamxhik kundër opozitës dhe jo kundër atyre që janë të korruptuar inkriminuar apo shkelës të ligjit. Sot u dha vendim një denoncues të narkotrafikut dhe mori në mbrojtje narkotrafikantin. Regjimi po na kërcënon”, tha deputeti Noka gjatë fjalës së tij.
Lini një Përgjigje