TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Shtator 2024, 20:49

Dënimi për Salianjin, Berisha nga Kryesia e PD: Rama i shpalli luftë të hapur opozitës!

Shkruar nga Pamfleti

Dënimi për Salianjin, Berisha nga Kryesia e PD: Rama i shpalli

Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, deklaroi se dënimi me 1 vit burg i Ervin Salianjit nuk është gjë tjetër veçse hakmarrje primitive e klaneve më të egra mafioze.

Berisha tha se Salianji është i dënuar se ai guxoi për ju t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri, teksa shtoi se ky vendim ishte shpallje lufte.

"Një ngjarje plotësisht e parashikuar, por të pandodhur që nga vitet më të zeza të diktaturës gjer sot ndonjëherë në Shqipëri. Sot, deputeti Salianji me padinë e narkotrafikantit ndërkombëtar Geronm Xhafa, Fatmir dhe Edi Ramës u dënua me një vit burg, për guximin që ai tregoi për detyrimin që ai përmbushi ndaj demokratëve, ndaj qytetarëve dhe zgjedhësve të tij duke denoncuar një lidhje të tmerrshme kriminale, e cila kishte pasoja. Trafiqe të egra, zhdukje personash, vrasje, të njërit prej klaneve më të fuqishme, klanit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Me këtë akt Edi Rama shpalli luftë të hapur PD-së, opozitarëve dhe mbarë qytetarëve. Asnjë njeri i ndershëm nuk mund ta konsiderojë ndryshe dënimin e Salianjit, veçse një ndëshkim, hakmarrje primitive, e verbët e klaneve më të egra mafioze, të cilat midis një prite dikur në errësirë zgjodhën narkoshtetin, për t’i dhënë përgjigjen hakmarrëse që mendoni.

Sot Geron Xhafa, arriti të dënojë deputetit guximtar Ervin Salianji, sepse ai në ndërgjegjen e tij zgjodhi të jetë përfaqësuesi juaj i vërtetë, zgjodhi midis kokëuljes dhe indiferencës e moskokëçarjes t’i thotë kriminelit kriminel, edhe pse ishte vëllai ministrit.Ky përfaqësues i juaji zgjodhi më të ndershmen dhe më dinjitozen ndaj jush, nuk pranoi t’i arkivojë, por doli në shesh, u tha shqiptarëve se ‘Geron Xhafa’ drejton trafiqe dhe ka mbrojtjen e vëllait të tij. Nuk shpifi, ishte i dënuar. Salianji është i dënuar se ai guxoi për ju t’i dalë ballë për ballë kreut të krimit në Shqipëri", tha Berisha. 

berisha

Lini një Përgjigje