TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2024, 13:53

Drejtësia e re/ Kryetarja e KLGJ kërkesë qeverisë për ngërçin me stokun e dosjeve: Na duhen njerëz dhe para

Shkruar nga Pamfleti

Drejtësia e re/ Kryetarja e KLGJ kërkesë qeverisë për

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka kërkuar ditën e sotme mbështetjen e qeverisë dhe parlamentit për të dalë nga ngërçi i stokut të madh të dosjeve që presin radhën për t’u gjykuar.

“Backlog-u është çështje kombëtare”, tha Llagami teksa raportonte para Komisionit të Ligjeve.

Sipas saj, sistemi gjyqësor ka nevojë për burime njerëzore dhe para.

“Nëse nuk i kemi këto mos pretendoni se gjykatat do të shkojë në uljen e backlog-ut. Nëse ju nuk na mbështesni, nëse ne nuk do të jemi bashkë në këtë sfidë të re... Duhet të jemi të gjithë bashkë për ta luftuar. Nëse nuk kemi mbështetjen e ekzekutivit dhe kuvendit nuk mund të kalojë”.

Llagami tha gjithashtu se gjykata e Apelit të Përgjithshëm sot nuk ka salla gjyqi. “Kemi dy vjet që kërkojmë. E njëjta gjë vlen edhe për gjykatat e tjera në nevojë”, shtoi ajo.

ngërçi me stokun e dosjeve naureda llagami

Lini një Përgjigje