Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka debatuar ashpër me deputetin socialist, Ardit Bido në Kuvend.
Bido u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha përbalti Shqipërinë në Komisionin Europian. Ndërkohë ndërhyri Korreshi, ku i tha se populli shqiptar po pret ende Reformën në Drejtësi.
Korreshi i tha Bidos, që të mos bëjnë sikur po shpikin rrotën dhe sikur po i çojnë sot për herë të parë në Itali.
"Sot, në momentin që flasim për diasporën shqiptare, për këta ambasadorë të Shqipërisë dhe imazhin e Shqipërisë, fatkeqësisht dëgjuam që në KE doli doktori dhe vetëm përbalti atdheun e tij, mori fjalën Shqipëria dhe e shpërdoroi brenda gojës së vet, foli për narko-trafikantët. A thua se shqiptarët jashtë vendit nuk janë ata që punojnë me djersën e ballit. Atje në KE keni mundësinë që të flisni për Kosovën, Shqipërinë, Çamërinë, të drejtat dhe për të rritur imazhin e vendit, por zgjidhni që të fyeni termin shqiptarë sa herë shkoni jashtë vendit. Ky është një turp kombëtar," tha Bido.
"Ore, ti mund të thuash që s’të përmenda, mos na bëni këtu sikur po na shpikni rrotën. Në vitin 2000 kam studiuar në Romë. Populli shqiptar sot po pret atë të drejtësisë, ato ligjet për Reformën në Drejtësi që po i bini me daulle dhe trumpet ju, po flisni të gjithë për Italinë sikur po na çoni sot për herë të parë në Itali. Ti s’ke qenë refugjat, por unë po, që kemi marrë edhe bursë dhe konvikt. Tregoni ju për Italinë tani. Të gjithë njerëzit duan të flasin për drejtësinë," tha Korreshi.
Z.Bido ! Shko në Vlorë dhe bashkëbisedo me Vlonjatët për problematika që lidhen me trashëgiminë. Pse i/e shkritë Kadastrën e Vlorës? Pse e solle në Tiranë?Z.Korreshi! Mos hidhni e pritni romuze me Bido-n. Shiko mos edhe Lushnjarët kanë të njëjtat halle? Lërni dipllomimet dhe gradat të mara jashtë. Nëse i meritoni dhe unë nuk e vë në dyshim. Por që këtu nis dyshimi: po pse bëni sikur nuk kuptoni?