
Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj paralajmëroi mbrëmjen e sotme hetimin dhe arrestimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha të cilin e akuzoi si të përfshirë në korrupsion dhe vrasjet e 21 janarit.
Në një intervistë për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Gjonaj shtoi se arsyeja e reformës në drejtësi ishte shkëputja e saj nga duart e politikës.
“Arsyeja pse ne ndërmorëm reformën në drejtësi, me qëllim që një sistem i mëparshëm i cili me thënë të drejtën ishte pothuaj i kapur nga politika. Kur them i kapur nga politika ishte për shkak se sistemi ishte i ngritur i tillë, ku politika vendoset kush do të ishte prokurori i përgjithshëm, kush do të ishte në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Politika vendoste me përfaqësuesit e tij në KLD se kush gjyqtar do promovohej nga një vend në një vend tjetër.
Ndëshkueshmëri ka të bëjë me krimet, jo vetëm siç ishte 21 janari, por edhe krime që lidhen me pjesën e korrupsionit të ndëshkoheshin. Dhe SPAK si një institucion i posaçëm kishte dhe ka këtë detyrë. Pritshmëria është që drejtësia të thotë fjalën e saj dhe të marrë nën hetim të gjithë personat, edhe ata që janë shpallur non grata, për krimet që kanë kryer në këtë vend, që nga vrasjet, tek korrupsioni shpërdorimi i detyrës apo lidhjet e tjera që kanë pasur. Shumë akuza janë për Berishën, shumë çështje kanë shkuar në prokurori e besoj se do u vijë rradha shumë shpejt”, tha ajo.
Lini një Përgjigje