TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2025, 13:57

“Do të iki kur ta vendos unë”, Paloka thirrje shqiptarëve: Nesër ndëshkoni me votë arrogancën e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

“Do të iki kur ta vendos unë”, Paloka thirrje

Edi Rama, Kryeministër dhe Kryetar i PS-së, tha në emisionin ‘Opinion’ se do të largohet si Kryeministër ose kur shqiptarët t’a votojnë kundër, ose kur vendimin e largimit ta vendosë vetë. Rama tha se nuk ka shanse që shqiptarët t’a votojnë kundër, duke pohuar se në kushte të tilla do të largohet kur t’a vendosë vetë.

Pas kësaj deklarate të Kryeministrit ka reaguar Edi Paloka, deputet i PD dhe Kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Paloka shkruan se shqiptarët duhet të ndëshkojnë me votë arrogancën e Edi Ramës, që përveçse i vjedh, kërkon edhe t’I poshtërojë.

“Shqiptarë, jepini përgjigje nesër kësaj arrogance! Tregojini këtij se nuk jeni dele dhe vendosni ju jo ky që mendon se ju blen e ju shet si të dojë!

Nuk mjafton që ju vjedh për të jetuar vetë në luks, po edhe kërkon t’ju poshtërojë!

Nesër për të gjithë është dita e hakmarrjes ndaj arrogancës e poshtrimeve të përditshme të këtij dhe sërës së tij!”, shkruan Paloka.

 

Lini një Përgjigje