
Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro dhe 1 abstenim rezolutën e përbashkët që dënon Serbinë pas sulmit terrorist të ndodhur në 24 shtator në Banjskë të Kosovës.
Pas më shumë se 5 orësh debatesh e fjalësh në Kuvend, deputetët kanë miratuar rezolutën e përbashkët.
Edi Rama vendosi të bojkotojë votimin dhe miratimin e rezolutës, duke mos qenë i pranishëm në seancë.
Klevis Balliu shef organizativ në Partinë Demokratike, në një intervistë për “Syri TV” tha se Rama do e bëjë reformën me vetveten, duke shkelur çdo parim demokratik.
Pjesë nga intervista:
Edvin Parruca: Pasi u miratua rezoluta për Kosovën u kaluan në votimin për çështje të tjera, pra aty u votuar që të rrëzoheshin dy komisione parlamentare, çfarë do të thotë kjo?
Klevis Balliu: Kjo do të thotë që reformën zgjedhore Edi Rama do e bëjë me veten e vet. Nuk është ndonjë gjë për t’u habitur kjo sepse jetojmë në narkoshtet dhe kjo është diçka e paralajmëruar, e paracaktuar. Mund të kemi një vit që themi që Lulëzim Basha është një nënpunës i tij i cili i shërben Ramës, pikërisht për të bërë një lojë.
Edvin Parruca: Në seancat e kaluara duket sikur mazhoranca pranoi që të bëhej kjo, pra i dha zotit Bardhi të drejtë?
Klevis Balliu: Shiko, kjo mazhorancë nuk është mazhorancë. Kjo qeveri që të rrijë në pushtet duhet që të vjedhë, duhet të kapi reforma zgjedhore të mos lejojë reformat e rëndësishme, duhet të shkelë çdo rregull e parim demokratik, duhet që të shkatërrojë ndarjen e pushteteve dhe të roleve të ndarjes politike duke e kthyer vendin në një shtet me një parti, që drejtohet vetëm nga një njeri. Është kjo e vetmja formë që ai të qëndrojë në pushtet, sepse ai me zgjedhje të lira nuk mund të qëndrojë në pushtet.
Lini një Përgjigje