TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Tetor 2023, 17:56

“Allah ki mëshirë, Krisht mbrona”, Gjekmarkaj ironizon Bashën: A keni stomak ta merrni seriozisht qerratanë?

Shkruar nga Pamfleti

“Allah ki mëshirë, Krisht mbrona”, Gjekmarkaj ironizon

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas deklaratave të Lulzim Bashës, i cili tha se PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant.

Gjekmarkaj ironizon kreun e PD duke thënë se nuk mund të merret seriozisht, pasi hoqi 50 mijë demokratë nga lista si dhe përjashtoi 11 deputetë. Sipas tij Basha nuk ka turp, prandaj bënë deklarata të tilla ku bie në kundërshtim me veten.

“PD duhet pastruar nga çdo nuancë apo tundim intolerant dhe autokratik” Lulzim Basha e paskësh thënë këtë?! E ka thënë, e ka thënë, e zeza mbi të bardhë.  Shumë njerëz mendojnë që atij i mungon guximi…ja që e paska. A keni stomak  ta merrni seriozisht qerratanë pasi hoqi 50 mijë demokratë nga listat, javën që shkoi “përjashtoi” 11 deputetë dhe Sekretarin e Përgjithshëm?! Ky qenkësh trazuar nga tundimet intolerante dhe kur u zgjua nga gjumi vendosi tu shpalle lufte atyre?! Allah kij mëshirë, Krisht mbrona. Kësaj i thonë fytyra shollë kundret që as skuqet as zverdhet dhe barku llastik qe sa ti fusësh rritet! Po turp ka ? Jooo, s’ka lidhje , se njeh atë i bekuari” shkruan Gjekmarkaj. 

gjekmarkaj pd basha

Lini një Përgjigje