Pak ditë më parë “Pamfleti” tregoi se si Ogerta Manastirliu sapo shkoi te Ministria e Arsimit i delegoi kompetencat për tenderët te Sekretari i Përgjithshëm. Por ajo nuk është e vetmja...
Aksionet e SPAK dhe qendrimet e Edi Ramës se kush i ha kumbullat pas shpine duhet të gjejë avokat vetë, kanë trembur ministrat. Në shtator kryeministri bëri ndryshime në kabinet dhe thuajse të gjithë ministrat sapo kanë marrë detyrën kanë hequr dorë nga tenderët dhe koncesionet.
Pak ditë më parë “Pamfleti” tregoi se si Ogerta Manastirliu sapo shkoi te Ministria e Arsimit i delegoi kompetencat për tenderët te Sekretari i Përgjithshëm. Por ajo nuk është e vetmja, pasi të njëjtën gjë kanë bërë dhe dy ministrat e rinj, Igli Hasani dhe Albana Koçiu.
Kjo e fundit duket se është trembur nga hetimet që kanë nisur ndaj Ilir Beqajt dhe po ashtu nga arrestimi i Sekretares së Përgjithshme të MSH dhe menjëherë ka vendosur të delegojë kompetencat te Sekretari i Përgjithshëm në detyrë, Mejvis Kola. Madje ajo jo vetëm që nuk pranon të merret me tenderët, por edhe koncesionet i ka kaluar te sekretari.
“Urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Mejvis Kola, drejtor i përgjithshëm i ngarkuar në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm: delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor, për të gjitha procedurat e prokurimeve publike me fonde buxhetore dhe të huaja për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; delegimin e kompetencave të titullarit të autoritetit kontraktor për procedurat e koncesioneve dhe partneritetin publik privat me fonde buxhetore për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, thuhet në urdhër.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Edhe ai i ka deleguar kompetencat për tenderët te Sekretari i Përgjithshëm.
“Urdhëroj: 1. Delegimin e kompetencës së titullarit të autoritetit kontraktor, Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të gjitha procedurat e Prokurimeve Publike me fonde
buxhetore të institucionit. 2. Për nënshkrimin e autorizimeve për dërgimin me shërbim të punonjësve të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, jashtë qendrës së punës, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, në largësi mbi 100 km si dhe jashtë vendit. 3. Nënshkrimin e kontratave administrative, në
përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në urdhrin e nënshkruar prej tij. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ministrja e Bujqësisë dhe emrat e tjerë.

SPAK ka ndërmarrë një numër të madh hetimesh për aferat me tenderët dhe sot po përballen me hetime. Ilir Beqaj, i cili nuk po arrestohet, Vangjush Dako i Durrësit, Lefter Koka dhe Alqi Bllako për koncesionet, sekretarja e Manastirliut, ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, etj. Kjo gjë i ka trembur emrat e rinj dhe gjëja e parë që kanë bërë, kanë hequr nga përgjegjësia tenderët. /Pamfleti
Lini një Përgjigje