TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Prill 2024, 07:20

“Ina Rama do më fuste në burg”, Ilir Meta rrëfen telefonatën e pazbuluar me Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Ina Rama do më fuste në burg”, Ilir Meta rrëfen

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbuluar një telefonatë të parrëfyer më parë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta zbuloi se bëhej fjalë për ish-kryeprokuroren Ina Rama, e cila kërkonte ta burgoste.

“Më merr Berisha në telefon kur isha në Durrës. Nga telefonata e kuptova që kishte një shqetësim. Berisha më tregon se ish-kryeprokurorja Ina Rama, kishte marr urdhër për të më futur në burg. Ajo kishte dorëzuar në Angli materiale, video dhe audio.“

Ndërkohë që kreu i PL tregoi se i ishte përgjigjur ish-kryeministrit që të mos të shqetësohej, dhe i kishte dhënë një premtim.

“Doktor unë të premtoj që edhe nga burgu do të jap më shumë vota për zgjedhjet që ta heqim Edi Ramën nga kryetar bashkie i Tiranës”, tregoi Meta për emisionin Opinion.

ilir meta sali berisha ina rama

Lini një Përgjigje