Ditën e sotme në Tiranë po zhvillohet Samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë për integrimin ekonomik, zhvillimin e rajonit dhe afrimin me tregun e Bashkimit Europian.
Teksa Rama priste liderët e rajonit te Pallati i Brigadave, ka pasur një reprikë mes gazetarëve dhe kryeministrit për çështjen Balluku.
Teksa ai priste në Pallatin e Brigadave komisioneren e BE, Marta Kos, kryeministri ka replikuar me një gazetare pasi ajo e pyeti nëse do ta shkarkonte Ballukun.
"Kaq të vështirë e keni të respektoni kohën. Pse duhet të biesh ti në sy me ulërima. Merre fjalën fol me etikë dhe je në rregull. Do marrësh përgjigjen. Nëse do përmbushësh këto dy kritere unë do thyej çdo rregull dhe do ta jap fjalën. Këtu jemi për të parë dhe ndjekur ardhjen e miqve sot, në një ditë kaq të rëndësishme për këtë vend. Më pas mund t’i bëni të gjitha pyetjet. Kjo ‘hapni vendin, se do të hidhem’, nuk shkon.", tha Rama.
Ndërkohë një tjetër gazetar e pyeti ‘sesi janë raportet me Ballukun pas akuzave të SPAK?”
"Ju e keni ndryshe, e keni si ajo telenovela 100 vitrinat, a e do a s’të do, ca janë këto pyetje? Po të ketë përgjigje nuk vazhdon telenovela.", tha Rama.
Dje GJKKO dha dy masa ndaj Ballukut, pezullim dhe bllokim të pasaportës, duke e ndaluar atë që të dalë jashtë vendit.
Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Lini një Përgjigje