
Sot në Tiranë zhvillohet Samiti i Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos.
Kryeministri Edi Rama ka pritur liderët një e nga një në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rama e ka pritur homologun e tij i buzëqeshur, ndërsa të dy kanë pozuar edhe për foton e rastit.
“A e do a se do, a të do a s’të do. 1 mijë episode. Po të këtë përgjigje nuk vazhdon telenovela”, tha Rama shkurt para gazetarëve.
Dy liderët u takuan për herë të fundit gjatë homazheve për ish-kryeministrin e ndjerë Fatos Nano në Tiranë, disa javë më parë.

Lini një Përgjigje