TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2025, 13:08

Dikur e sulmonte, sot Berisha shpërndan mesazhet e Ben Blushit: kur ish-deputeti "shkundi" Ramën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dikur e sulmonte, sot Berisha shpërndan mesazhet e Ben Blushit: kur

Sali Berisha, kreu demokrat, ka shpërndarë një video të Ben Blushit, ish-deputetit socialist, të cilin më parë e sulmonte, sikundër ndodh shpesh me emra të njohur që i shënjestron si kundërshtarë.

Video e shpërndarë nga Berisha, është një nga fjalimet e Blushit në Parlament në vitin 2017, të cilin kreu demokrat e konsideron si fjalimin e jetës së tij.

“Rama inkurajoi drogën dhe varfërinë. E di Gramozi, Rama u bë kryeministër duke na qarë te shtëpia”, shprehet Blushi, ndërsa akuzon kreun e PS se “të vret pas shpine”.

Blushi thekson gjithashtu se Edi Rama u bë kryeministër duke kërkuar mbështetjen e tij, të Gramoz Ruçit dhe figurave të tjera socialiste të kohës.

“Po, nuk e dini ju shumica që keni ardhur këtu (iu drejtohet deputetëve të PS në Parlament), por ne që për fat të keq kemi qenë, e dimë. Duke qarë… Unë nuk jam njeri banal. Unë flas për politikat, nuk flas për gjëra banale dhe sigurisht që nuk kam për t’i thënë shumë që di dhe shumë që më kanë thënë që di. Unë nuk tregoj me kë pi verë se nuk e derdh gotën e verës. Unë nuk vij në Parlament për të folur për gjëra personale, unë vij për gjërat që shqetësojnë Shqipërinë dhe komunitetin ndërkombëtar. Kush janë këto? Droga, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar. Kush janë këto? Papunësia, është përgjegjës Edi Rama, e ka inkurajuar”, shprehej Blushi.

 

 

 

 

2 Komente

  1. A
    Ani

    Ka thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Ama pak më vonë,dhe sot është palë me të. Kjo të rrënqet

    1. F
      Feti Dema

      Për korrupsionin nuk flet ky. SPAK dhe GJKKO u "ndërtua" për të goditur 'Korrupsionin dhe lidhjet me Krimin e Organizuar, për nivelet e larta, përfshi edhe ish ministra e ish deputet. Hetim pasuror si për gjithë të tjerët.

      Lini një Përgjigje