TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 21:22

“Deputeti nuk është tangërllik”, Braçe publikon pamjet nga Njësia 5: Turp, plehrat kanë bllokuar rrugën!

Shkruar nga Pamfleti
“Deputeti nuk është tangërllik”, Braçe
Erion Braçe

Prania e inerteve në një segment rrugor në njësinë 5 në Tiranë ka sjellë reagimin e deputetit Erion Braçe, i cili kërkon ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Braçe njofton se ka dalë në terren si përfaqësues i zonës dhe ka evidentuar grumbullimin e mbetjeve që, sipas tij, qëndrojnë prej rreth tre muajsh dhe vijojnë të shtohen. Ai e përshkruan situatën si problematike për qarkullimin, duke theksuar se bëhet fjalë për një rrugë hyrëse dhe dalëse në zonën e Komunës së Parisit.

Braçe shprehet në këtë segment kalojnë çdo ditë një numër i lartë qytetarësh, ndërsa mungesa e pastrimit ka krijuar pengesa dhe ndotje të vazhdueshme. Deputeti u drejtohet institucioneve që kanë përgjegjësi për menaxhimin e mbetjeve, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.

Postimi i Braçes:

Tirana/5sa
Në territor, si deputeti i 5-sës
A ka mundësi mor zot të vini e të pastroni këto inerte që kanë tre muaj këtu e veç shtohen?
Eee si thoni? A vini t’i pastroni?
Është rruga hyrëse e dalëse nga perëndimi i Komunës së Parisit!
Kalojnë qindra mijë njerëz në ditë këtu!
Është turp!
Dhe mos më thoni “ngele rrugëve” se deputeti nuk është tangërllëk, po është punë!

erion braçe ps

Lini një Përgjigje