
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka pranuar se mban “kontakte të vazhdueshme” me faktorin ndërkombëtar. I pyetur mbi spekulimet për një strategji “të nëndheshme” të partnerëve ndërkombëtarë për të promovuar një alternativë ndaj lidershipit historik të Sali Berishës, veçanërisht pas shpalljes së tij “non grata”, ai deklaroi se nuk ka një gjë të tillë
Në një intervistë për emsionin ‘TëPashoq’ në kanalin në ‘Youtube’ të ‘Pamfletit’, Salianji ka hedhur poshtë idenë se ndërkombëtarët marrin dikë dhe e vendosin në krye të një partie, duke theksuar se kjo betejë u takon demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.
Pjesë nga intervista:
-Kam një pyetje. Zakonisht, kur dalin figura, po themi, të reja, edhe pse ti aty ke qenë, po me aspirata të tilla, sidomos kur kemi të bëjmë me partinë më të madhe opozitare siç është PD, çfarë roli luan underground ky faktori ndërkombëtar për të promovuar, për të takuar, për të bërë ndonjë plan apo strategji të nëndheshme ëh që rezultatet t'i japë më vonë, duke marrë parasysh që je i avantazhuar në këtë drejtim për shkak të bilancit, sikurse përmende një ndër to non grata për Berishën. Dhe kaq shumë në pushtet PS-në, ndoshta dhe faktori ndërkombëtar kërkon një rotacion në shërbim të demokracisë. Bën pjesë ti tek ata njerëzit që aktualisht mund t'i jetë drejtuar një sy prej tyre tek ty, të ketë kërkuar ndonjë takim, të ofrojë ndonjë mbështetje si njeriu i momentit që mund të spostojë Berishën, atë që ata ndoshta kanë dashur por s'e kanë realizuar dot kurrë?
Ervin Salianji: Shiko, dua dua t'ju them si e njoh unë, po themi, këtë pjesë, se shumë spekulojnë. Unë nuk unë nuk spekuloj kurrë, as as për çështje të tjera, po sidomos për për marrëdhëniet me...
-Por e kemi parë që janë takuar me eksponentë...
Ervin Salianji: Sidomos, sidomos në marrëdhëniet me me me me me me me të tjerët, se ata flasin vetë kur kanë për të folur. Pra, faktori ndërkombëtar flet vetë. Unë di të them këtë gjë, që nuk ka një, nuk, kjo kjo që është ngritur, ky miti që do marrin dikë do ta marrin këtu e do ta çojnë aty. Kjo është një betejë që i takon...
- Po, do ta marrin ata? Ti ke dalë vetë, por...
Ervin Salianji: Kjo është një betejë, po kjo është një betejë që i takon qytetarëve shqiptarë, në rastin e opozitës i takon demokratëve dhe opozitarëve, për...
- Qoftë se edhe do të përgëzojnë për një gjë të tillë.
Ervin Salianji: Për t'i dhënë zgjidhje. Por unë di t'ju them këtë gjë, që unë kam kontakte të vazhdueshme me faktorin ndërkombëtar. Okej. Pra, informime, diskutime për për situatën. Kaq. Nuk nuk mund të them as që kam mbështetje, as që kam kundërshti. Kam diskutime të vazhdueshme për situatën politike në Shqipëri dhe për situatën brenda Partisë Demokratike. Edhe për situatën në të cilën ndodhet demokracia në Shqipëri me faktorin ndërkombëtar.
Lini një Përgjigje