TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Prill 2026, 20:00

Rama pastron Ministrinë e Mbrojtjes nga familjarët e Pirro Vengut, i shkarkon djalin e tezes

Shkruar nga Pamfleti
Rama pastron Ministrinë e Mbrojtjes nga familjarët e Pirro Vengut, i
Rama-Vengu, në rreth Andrea Shllaku

Rama shkarkon zv/ministrin Andrea Shllaku, duke e zëvendësuar atë me Pranvera Skanën...

Edi Rama duket se ka vendosur të pastrojë Ministrinë e Mbrojtjes nga besnikët e Pirro Vengut. Ky i fundit futi gjithë fisin e tij në ministri pasi u emërua te Mbrojtja, por duket se kryeministri ka nisur “fshesën”.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është larguar nga posti i zv/ministrit të Mbrojtjes Andrea Shllaku, djali i tezes së Pirro Vengut. Në vend të tij është emëruar Pranvera Skana.

Rama pastron Ministrinë e Mbrojtjes nga familjarët e Pirro Vengut, i
Vendimi i qeverisë

Shllaku ka pasur poste kudo ku ka shërbyer Pirro Vengu. Ai ka shërbyer për 3 vjet si shef i kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv në Autoritetin Portual Durrës dhe më pas për dy vjet si Drejtor i Divizionit Operacional, duke mbikëqyrur operacionet portuale. Në atë kohë drejtor i portit ishte Vengu.

Kur ky i fundit u bë ministër, Shllaku u emërua Këshilltar i Jashtëm për Infrastrukturat Portuale pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërsa në dhjetor u bë zv/ministër. 

Kur ata ishin te Porti i Durrësit, "Pamfleti" denoncoi  se këta djem tezesh ishin drejtues të kompanisë shtetërore “Albanian Seaports Development Company”, e cila ka në dorë kompleksin e kullave që do ndërtojë Alabbar në Durrës.

Në këtë firmë Pirro Vengo ishte Administrator i Përgjithshëm e Anëtar Bordi; djali i tezes së tij, Andrea Shllaku ishte Kryetar Bordi. Pra nepotizmi në maksimum. Por duket se pas shkarkimit të Vengut, Rama ka vendosur dhe largimin e tij. /Pamfleti

 

rama vengu djale teze

Lini një Përgjigje