TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 07:10

Deputeti i PD bën deklaratën e fortë: Janë edhe 10-14 non grata në radhët e mazhorancës

Shkruar nga Pamfleti
Deputeti i PD bën deklaratën e fortë: Janë edhe 10-14 non
Kreshnik Çollaku

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”,  deklaroi se në mazhorancë ka 10-14 eksponentë të shpallur “non grata”.

“Lajm publik është se në radhët e mazhorancës ka 10 deri në 14 eksponentë, deputetë dhe anëtarë të qeverisë të shpallur “non grata” nga aleatë strategjikë. Askush nuk flet për këtë rast dhe mendoj që opozita duhet të fokusohet dhe çdo opozitar duhet të bëjë presion te kryeministri, sepse ai ka detyrim të bëjë publike listën e personave të shpallur “non grata”, tha Çollaku.

Sipas tij, me ndryshimet që bëri, Rama nuk e ka “pastruar” plotësisht qeverinë e tij.

“Non gratat” vazhdojnë të mbeten në qeveri dhe në mazhorancë, dhe Rama ka përgjegjësinë publike të sqarojë opinionin publik. Ky duhet të ishte kryelajmi dhe skandali më i madh që ka ndodhur. Rama po i mban të fshehtë “non gratat” dhe këtu duhet të luftojë opozita”, theksoi Çollaku.

non grata në radhët e mazhorancës deputeti i pd

Lini një Përgjigje