TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Qershor 2025, 15:53

Degjeneron Edi Paloka, shan gazetarët që pyesin Berishën për disfatën: R*pt ku t’i keni!

Shkruar nga Pamfleti

Degjeneron Edi Paloka, shan gazetarët që pyesin Berishën për

Partia Demokratike duket se ka prekur fundin. Përveç faktit se mbahet peng nga një plak non grata dhe që po tenton t’i shpëtojë shkarkimit duke u kapur pas fijes së kashtës, ka pas vetes dhe një grup besnikësh që morën madat më 11 maj duke parë filma në TV.

Një ndër ta është kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Edi Paloka, të cilin nuk e pamë një ditë në fushatë. Por duket se atij i dhimbset më shumë Berisha se kush do tjetër. Sot Paloka, i cili ka punuar edhe si gazetar më përpara, ka shthurur gojën ndaj gazetarëve, të cilët pyeten Berishën se a do të mbajë edhe ai përgjegjësi për atë që ndodhi më 11 maj, apo fajin e ka vetëm “treni bullgar”.

Berisha ka publikuar çdo dite prova e fakte skandaloze për mënyrat se si janë vjedhur dhe manipuluar votat e shqiptarëve…E pas kësaj ti dëgjon nga ndonjë gazetar: “Mirë mo mirë, këto dihen, po ju çfare…?” RKTK!”, shkruan ai.

Për ata që nuk e dinë, shprehja RKTK është e modës në PD dhe shini videon më poshtë:

 

Lini një Përgjigje