TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Nëntor 2024, 12:32

Data për zgjedhjet 2025, PS i propozon presidentit 11 Majin

Shkruar nga Pamfleti
Data për zgjedhjet 2025, PS i propozon presidentit 11 Majin
Blendi Klosi dhe Niko Peleshi

Partia Socialiste i ka propozuar presidentit Bajram Begaj datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025.

Popozimi është bërë nga përfaqësuesit Blendi Klosi dhe Niko Peleshi, pas takimit të zhvilluar me presidentin Bajram Begaj.

“PS është e gatshme të ballafaqohet në çdo moment. Vota e emigrantëve një element i rëndësishëm. Për të pasur më shumë kohë, ne duam që data 11 maj të jetë data e zgjedhjeve. Do të donim që emigrantët të regjistroheshin dhe të përgatiteshin për votimin. Duke i dhënë mundësi çdo emigranti të votojë”, tha Klosi.

Ndërkohë Partia Demokratike ka bojkotuar këtë takim, teksa më herët kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar farsë takimin e datës 25 Nëntor me kreun e shtetit, pasi sipas tij data e zgjedhjeve është caktuar nga Rama-Balla dhe se Presidenti Begaj pritet vetëm të nënshkruajë e vulosë vullnetin e partisë në pushtet.

Presidenti Begaj ndërkohë ka vijuar konsultimet me disa prej drejtuesve të partive parlamentare ku 4 përfaqësuesit e partive të vogla i kanë propozuar datën 4 Maj.

Sot Begaj pritet të presë në zyrë edhe kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi.

Në 21 nëntor presidenti pati takim me Partinë e Lirisë. Ata kërkuan nga presidenti të dekretojë çdo datë që i lejon Kodi Zgjedhor, veç asaj që kërkon PS.

 

 

Lini një Përgjigje