TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 20:32

“Braktisni Berishën dhe Metën”, Rama thirrje demokratëve: Mos votoni për “non-gratën”

Shkruar nga Pamfleti

“Braktisni Berishën dhe Metën”, Rama thirrje

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Bashkinë e Fierit, nuk la pa sulmuar dyshen Berisha-Meta, që sipas tij janë e shkuara.

Ai shtoi se ndërkombëtarët janë investuar për të mbështetur rrugëtimin e Shqipërisë, por zhvillimin e saj e duan pa “non-grata”.

Do të sigurojmë ecjen përpara të Fierit dhe të gjithë Shqipërisë. Ata [ndërkombëtarët] e duan Shqipërinë më të fortë dhe më të sigurt, dhe Shqipëria po bëhet vendi ku do të ketë një aeroport të NATO dhe një bazë detare të NATO-s. Imazhi i përmirësuar bëjnë që të rritet turizmi dhe të rritet mirëqenia”, tha Rama.

Kryeministri u bëri thirrje demokratëve të braktisin njëherë e mirë Sali Berishën pasi aleatët strategjikë të Shqipërisë e kanë shpallur person të padëshirueshëm.

Kush i thotë vetes i djathtë të braktisë nongratat. Ajo forcë nuk ka asnjë lidhje me bashkitë, Ata nuk vijnë këtu me ndonjë program, që ti bëjnë më të mira shkollat dhe çerdhet, që Armando i ka bërë kudo që janë model. Ata vijnë këtu si maska”, tha ai.

rama berisha meta

Lini një Përgjigje