TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 20:22

“Do ta kalojë me tallava e gaz varfërinë”, Berisha akuza Ramës: Është kryekrimineli i votave, e kryehajduti i vendit

Shkruar nga Pamfleti

“Do ta kalojë me tallava e gaz varfërinë”, Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit përmbyllës në Kavajë nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se ka plaçkitur shqiptarët me regjimin e tij.

Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Edi Rama kërkon ta kalojë vjedhjen me tallava e gaz dhe sipas Berishës justifikimi i tij i vetëm për gjendjen e vështirë ekonomike ku ndodhen qytetarët, është se në Shqipëri askush nuk vdes nga uria.

“Askush nuk ka plaçkitur më shumë shqiptarët se regjimi i Edi Ramës. Kandidatët e tij fshihen si mua nga qytetarët e nuk ballafaqohen dot me ta, sepse programi i tyre nuk është për qytetarët por për Ramën dhe xhepat e tyre. Rama nuk del dot para jush sepse ka 8 vite, e nisi karrierën pasi u akuzua nga OSBE se u vodhi shqiptarëve 200 mln euro.

Tani del para jush jo me gjuhë shtetari, por me gjuhën e një halabaku, me një fjalor rruge, duke dëshmuar se nuk ka respekt për qytetarin, për familjet e tyre, do me çdo kusht të zhurmojë vjedhjet e tmerrshme që ka bërë këto 8 vite. Do të kalojë me tallava e gaz tiraninë e varfërisë që u ka dhënë shqiptarëve.

Justifikimi i tij është se askush nuk vdes nga uria në vend, Duhet të mbledhim kufoma të të vdekurve nga uria që Rama të kujtohet se qytetarët janë në halle të mëdha. Edi Ramën e pret miku i tij i nderuar, tradhtari i kombit amerikan McGonigal, do shkojë në burg me të. Ka dhjetëra çështje të tjera në Shqipëri, është kryekrimineli i votave, kryehajduti i vendit, e ardhja e tij është ajo që meriton”, tha Berisha.

berisha akuza ramës

Lini një Përgjigje