TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2024, 19:09

“Biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë”, Berisha: Rama po krijon një klientelë politike, rrezik për ekonominë

Shkruar nga Pamfleti
“Biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me


Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë se që prej marrjes së pushtetit nga Rama e deri më sot, në Shqipëri nuk është instaluar më garë e lirë për bizneset, pasi sipas tij dominohen nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë. Në një lidhje direkte me tryezën e Departamentit të Sipërmarrjes, Biznesit dhe Inovacionit, Berisha u shpreh se ato biznese që kanë ardhur, janë nga praktika të prokurimeve pa garë.

“Për fatkeqësinë e vendit, i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre Rëndësi të jashtëzakonshme për biznesin ka garantimi i sigurisë ligjore. Nga viti 2013 gjer sot në Shqipëri nuk është instaluar me garë të lirë, theksoj, me garë të lirë nuk është instaluar asnjë biznes i madh serioz, ndërkombëtar. Ato biznese që kanë ardhur, kanë ardhur me praktika të prokurimeve direkte dhe pa garë, praktika që Shqipëria do ti arkivojë në mënyrë përfundimtare si praktika korruptive. Ndaj dhe do të bëjmë gjithçka për sigurinë ligjore, për garën e hapur për bizneset në vend”, tha Berisha.

Berisha akuzoi Ramën se po keqpërdor nismën “Shqipëria 1 Euro”, pasi e ka shndërruar në një privilegj që ua dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë. Ish-kryeministri u shpreh se Rama po krijon një klientelë të rrezikshme politike, që është kërcënim për demokracinë dhe ekonominë e vendit.

“Sot Edi Rama keqpërdoron në mënyrën më korruptive nismën ‘Shqipëria 1 Euro’, pasi nga gara ndërkombëtare e hapur ai e ka kthyer ai e ka shndërruar atë në një privilegj që personalisht kryeministri ja dhuron atyre që e shpërblejnë më shumë. Në këtë kontekst jo vetëm që nuk inkurajohen investimet e mëdha serioze, por krijohet një klientelë e rrezikshme, një klientelë politike ekonomike e rrezikshme për vendin, biznesin dhe demokracinë e tij.
Në fushën e biznesit, njëlloj si në fushat e tjera, ndodhi një regres i papërmbajtur. Nuk e kam fjalën këtu vetëm për vendosjen e taksës progresive, por e kam fjalën tek rikthimi i lejeve dhe licencave dhe shndërrimi i tyre në induligjencat e dikurshme mesjetare. E kam fjalën tek përjashtimi i garës së hapur dhe zhvillimi i prokurimeve sekrete dhe të mbyllura të cilat janë një goditje shumë e rëndë. E kam fjalën tek spekullimet që bëhen me biznesin e vogël, me taksën e vendosur në shtresën e mesme, në profesionet e lira. Pra në një mënyrë apo një tjetër, për fatkeqësinë e vendit i tërë biznesi dominohet nga një grup oligarkësh të lidhur me qeverinë dhe bëjnë ligjin sipas interesave të tyre, në bizneset e të gjitha llojeve dhe niveleve”, u shpreh Berisha.

sali berisha edi rama

Lini një Përgjigje