TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Shkurt 2026, 22:27

“Bettino Crax u detyrua të ikte në Tunizi”, Malaj: Shqipëria sot, si Italia gjatë operacionit “Duart e Pastra”

Shkruar nga Pamfleti
“Bettino Crax u detyrua të ikte në Tunizi”, Malaj:
Arben Malaj & Bettino Crax

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi se situata aktuale politike në Shqipëri i ngjan asaj që kaloi Italia gjatë operacionit “Duart e Pastra” në vitet ’90. Malaj solli si shembull rastin e ish-kryeministrit italian Bettino Craxi.

Shqipëria e sotme krahasohet me situatën kritike që kaloi Italia me ‘Duart e Pastra’, kur u detyrua të hiqte imunitetin dhe kryeministri i saj, Bettino Craxi, që si ekonomist vlerësohej në Itali, por për shkak të akuzave për korrupsion u detyrua të largohej nga vendi, të shkonte në Tunizi dhe të linte amanet që varri i tij të shikonte nga Italia, por të mos e çonin kurrë në Itali nëse nuk e shpallnin të pafajshëm”, u shpreh Malaj.

Ai theksoi se abuzimi me pushtetin, sipas tij, ka gjithmonë pasoja.

Abuzimi me pushtetin e ka gjithmonë një fund. Unë përmenda një rast të një personaliteti të politikës italiane, i vlerësuar për reformën në ekonomi dhe zhvillimin e vendit, por për shkak të korrupsionit u arratis në Tunizi. Si Gruevski që iku në Hungari”, shtoi ish-ministri i Financave në “A2 CNN”.

 

arben malaj bettino crax

Lini një Përgjigje